Analiza

Në Play Store shkarkohen shumë aplikacione, por përfitimet në App Store janë shumë më të larta

Publikuar , 03 Gusht 2013
0
Në Play Store shkarkohen shumë aplikacione, por përfitimet në App Store janë shumë më të larta

Duke qenë se pjesa më e madhe e njerëzve në botë përdorin pajisje Android atëherë nuk është e habitshme që numri i shkarkimeve të aplikacioneve në Google Play Store është shumë më i lartë se në Apple App Store. Pavarësisht nga kjo Apple përsëri qëndron në avantazh përsa i përket përfitimeve.

Një raport i publikuar së fundmi nga App Annie Index tregon se gjatë tremujorit të dytë të këtij viti në Play Store u numëruan rreth 20% më tepër shkarkime sesa në App Store, por Apple arriti të siguronte 2.3 herë më tepër të ardhura sesa Google.

Mesa duket arsyeja kryesore e këtij rezultati është shkarkimi i lojërave pasi rreth 75% e të ardhurave sigurohen prej tyre. Përveç lojërave kanë ndikuar edhe aplikacionet e muzikës ose të rrjeteve sociale. Gjithashtu vlen të theksohet se blerjet më të mëdha në Apple janë kryer nga përdoruesit në SHBA dhe Japoni.

Javën e fundit Google ka njoftuar se deri në fund të vitit 2013 pret të aktivizohen rreth 70 milion tabletë, një avancim shumë i madh për kompaninë e cila deri në fund të vitit 2012 numëroi vetëm 10 milion aktivizime tabletësh.

Në qoftë se këto shifra arrihen sipas pritshmërieve, atëherë numri i shkarkimeve në Play Store do të pësojë një rritje akoma më të madhe. Gjiganti i Internetit gjithashtu ka deklaruar se në Play Store ndodhen plot 1 milion aplikacione dhe se deri tani janë numëruar mbi 50 miliard shkarkime.

Edhe Apple disponon disa të dhëna interesante. App Store përfshin një koleksion prej 900 000 aplikacionesh dhe para disa javësh në të u numëruan 50 miliard shkarkime. Kompania ka deklaruar se ka paguar 10 miliard $ ndaj zhvilluesve të aplikacioneve. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Instagram, shkurtore të dedikuara për emojit

google-vs-apple-app-store

Lajmet e fundit>