Harduer

Në prag të 5G-së, Qualcomm prezanton modemin LTE Snapdragon X24 me kapacitet 2Gbps

Publikuar , 16 Shkurt 2018
0
Së shpejti do të shohim telefonët e parë me modemin X50 5G dhe X24 LTE në vitet e ardhshme derisa 5G-ja të adoptohet në masë. Në prag të 5G-së, Qualcomm prezanton modemin LTE Snapdragon X24 me kapacitet 2Gbps

Gjatë konferencën 5G Day në San Diego javën e kaluar, Qualcomm kishte lajme të reja për entuziastët e rrjeteve celulare.

Kompania prezantoi modemin LTE Snapdragon X24 i ndërtuar mbi arkitekturën 7 nanometër FinFET me një kapacitet prej 2Gbps.

Modemi i ri do të ofrojë shpejti dhe mbulim më të lartë ndërsa i afrohemi debutimit të rrjeteve 5G në 2019-ën.

Së shpejti do të shohim telefonët e parë me modemin X50 5G dhe X24 LTE në vitet e ardhshme derisa 5G-ja të adoptohet në masë.

Modemi X24 LTE ofron mbështetje agregimi 7X dhe 4×4 MIMO për pesë rrjete LTE të agreguara.

Gjithashtu ai sjell disa përmirësime teknologjike të cilat do tu ofrojnë përdoruesve një eksperiencë të shkëlqyer mbi rrjetet wireless. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Mbërrin sistemi i ri operativ Wear OS për orët inteligjente

Lajmet e fundit>