Lajmet

Në Prishtinë mbahet konferenca Tregu Energjetik Evropa Juglindore 2012

Publikuar , 06 Shtator 2012
0
Në Prishtinë mbahet konferenca Tregu Energjetik Evropa Juglindore 2012

Sot në hotelin Swiss Diamond në Prishtinë, do të mbahet konferenca “Tregu Energjetik Evropa Juglindore 2012”, ku do të përfshihen tema të ndryshme rreth energjetikës në tregun e Evropës Juglindore.

Në këtë konferencë do të jenë pjesmarrës dhe folës Dr. Besim Beqa – Ministër i Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës, Fadil Ismajli – Kryeshef Ekzekutiv i KOSTT-it, Besjan Pesha – Drejtor Menaxhues në Agjensinë Kombëtare të Burimeve Natyrore të Shqipërisë, Dr. Gunter Schall – Udhëheqës i Departamentit të Sektorit Privat dhe Zhvillimit, ADA, Christoph Kloidt – Drejtor Menaxhues në Bofest Consult GmbH, Jan-Peter Olters – Menaxhues i Bankës Qendrore në Kosovë, Sven Nuhn – Menaxher i Divisionit të Rrjetit të Shpërndarjes E.ON Mitte AG etj.

Temat kryesore që do të përfshihen në këtë konferencë janë:

· Tregjet energjetike të së nesërmes në Evropën Juglindore – kah është duke shkuar rrugëtimi i tyre?

· Sfidat aktuale dhe implementimi i obligimeve të liberalizimit

· Potencialet e energjive të ripërtëritshme dhe efiçienca e energjisë

· Shembuj të projekteve të realizuara ose të planifikuara për gjenerim, shpërndarje dhe efiçiencë të energjisë në Evropën Juglindore

Hapjen e konferencës do ta bëjë Bashkim Malushaj, Drejtor menaxhues i evroenergie L.L.C dhe Dr. Gunter Schall, Kryeshef i sektorit privat dhe zhvillimor në Austrian Development Agency.

Ju mund të informoheni rreth sfidave aktuale, trendeve të së ardhmes kornizat ligjore si dhe mundësitë e investimeve. Përveç kësaj mund të shtroni pyetjet tuaja në të cilat ekspertët ndërkombëtarë do t’u përgjigjen.

Kompania e cila organizon këtë konferencë, evroenergie L.L.C është me seli në Prishtinë si pjesë e grupit të pavarur German energieweit group, e cila ofron me 250 punonjësit e saj një protofol të gjerë të shërbimeve mbështetëse në fushën e energjisë.

LEXO EDHE:  IPKO Foundation dhe RIT Kosova organizojnë për vitin e 5-të me radhë Girls in ICT

Për më shumë të dhëna rreth kësaj konference mund të klikoni këtu. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>