Blog

Në SHBA diskutohet për një mur kibernetikë i cili nuk ka për të funksionuar

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 15 Shkurt 2019
0
Një mur kibernetikë në kufi me Meksikën i mbështetur nga Demokratët që kundërshtojnë murin fizik të Trump ka për të rezultuar një dështim. Në SHBA diskutohet për një mur kibernetikë i cili nuk ka për të funksionuar

Një mur kibernetikë në kufi me Meksikën i mbështetur nga Demokratët që kundërshtojnë murin fizik të Trump ka për të rezultuar një dështim nëse Irani apo vendet armike të SHBA-ve sulmojnë rrjetin elektrik paralajmërojnë ekspertët e sigurisë.

Ndërsa Trump është i gatshëm për të pranuar kushtet e Demokratëve në këmbim të murit të tij, paralajmërimet janë dërguar se një mur elektronik nuk ka për të funksionuar në rast emergjence në kufi.

Shqetësim mbetet impakti që mund të ketë blackouti elektrik në taktikat elektronike të mbikëqyrjes në pjesë ku nuk ka një strukturë fizike.

Pentagoni dhe agjenci të tjera qeveritare kanë ngritur shqetësimin se një sulm elektromagnetik apo thjeshtë një sulm me armë ndaj rrjetit mund të çojë çdo gjë në kaos.

Një tjetër shqetësim për murin kibernetikë është ideja e një sulmi pandemik ose biologjik në jug të Shteteve të Bashkuara që mund të rezultojë në valë dhjetëra mijëra njerëzish që kalojnë kufirin e hapur të mbrojtur vetëm nga mbikëqyrja elektronike.

Një ekspert sigurie thotë se armët EMP që kanë Irani, Koreja e Veriut, Rusia dhe Kina lehtësisht mund të rrëzojnë rrjetin elektrik në kufi.

Peter Pry citoi disa raste ku një muri elektronik nuk mund të funksionojë. “Më 27 Tetor 2013, karteli i drogës Knights Templar shkëputen rrjetin elektrik për 420,000 njerëz në mënyrë që të terrorizonin qyteza e fshatra dhe ekzekutuar drejtuesit lokalë të cilët kundërshtonin tregtimin e drogës. Më 9 Qershor 2014 Al Kaeda shkëputi elektricitetin në Yemen duke zhytur në errësirë 24 milion njerëz.

Më 25 Janar 2015 Talebanët ndaluan energjinë elektrike për 80% të Pakistanit një vend që ka armatim nuklear. Autoritetet Amerikane dyshojnë se nëse terroristët rrëzojnë 9 nga 2,000 stacione kyçe të elektricitetit i tërë sistemi kombëtare do të binte. Po sikur ISIS ose Al Kaeda paguajnë Knights Templar për të kapërcyer kufirin tonë dhe të dëmtojnë infrastrukturën e elektricitetit? Jam i çuditur që ende nuk ka ndodhur,” tha Pry.

LEXO EDHE:  Pas 12 vitesh largohet nga Twitter bashkëthemeluesi

Një ish oficer i inteligjencës Amerikane shtoi se një sulm biologjik do të shkaktonte lëvizje masive të njerëzve dhe kufiri do të mund të mbrohej vetëm nga një mur fizik.

Kështu muri kibernetikë i Demokratëve do të ishte thjeshtë një spektator në një ngjarje të tillë. Presidenti Republikan në detyrë Donald Trump është një prej zërave më të fortë për ndërtimin e murit me Meksikën që është edhe premtim elektoral i tij.

Ekspertët thonë nëse Trump kërkon arsye mjafton të përmendë këto të dyja: sulmin ndaj rrjetit elektrik dhe një pandemi. Të dyja këto mund të çojnë ekonominë dhe zbatimin e ligjit në SHBA drejt kolapsit. /PCWorld Albanian

Tags >

siguri
Lajmet e fundit>