Analiza

Në SHBA, më shumë telefona se njerëz!

Publikuar , 13 Tetor 2011
0
Në SHBA, më shumë telefona se njerëz!

Digital Trends thekson se është ditur që kjo ditë do të vie edhe pse 70-80% e qytetarëve të Amerikës janë online, megjithatë numri i atyre që kanë telefona është rritur në 327.6 milion, që është më lartë sesa tërë popullsia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që qëndron në 312.4 milion.

Në konferencën CTIA që po mbahet në San Francisco, është raportuar se jo çdo qytetar amerikan ka celularë, që do të thotë se ka një përqindje të theksuar të njerëzve që kanë disa pajisje, qoftë një celularë apo ndoshta një tablet apo mobile hotspot. “Amerikanët e dashurojnë wireless’in dhe vazhdojnë të bazohet në teknologjitë më të fundit prë këtë” tha Steve Largent, president i CTIA. “Qartë, ne po përdorim wireless më shumë çdo ditë dhe ekspertët po thonë se kërkesa po rritet dhe mund të shkojë edhe në nivele çmendurisht më të larta”.

Është interesant të theksohet se përdorimi i thirrjeve me zë është rritur vetëm 1 për qind në vitin 201, kurse mesazhet me tekst kanë përjetuar një rritje prej 16 për qind dhe të dhënat kanë arritur në 111 për qind, që nënkupton më shumë se 341.2 miliard megabyte gjatë vitit të kaluar. Operatorët Wireless kanë shpenzuar në zgjerimin e rrjeteve të tyre më shumë se 27.5 miliard dollarë për të përballur influksin e përdoruesve të mëdha të të dhënave në iPhone dhe Android. 

Nuk është vështirë të besohet se brenda pak viteve do të shohim dy apo tre fish më shumë njerëz të lidhur me këto pajisje të reja, e natyrisht nëse operatorët nuk luajnë me çmimin. E vlen të theksohet se numri i celularëve të mençur është duke u rritur edhe në Kosovë, veçmas kur disa operatorë mobil si IPKO janë duke ofruar pako më të lira dhe me pagesa mujore për të blerë celularë, si Gaalxy S 2 apo Sensation. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  A kemi arritur në fundin e epokës së smartfonëve?

Lajmet e fundit>