Lajmet

Në shitje pajisja inteligjente që nuk të lejon të humbasësh telefonin, kuletën apo çelësat

Mar 20 2018
0 Shpërndarje
Aplikacioni i Tile njeh vendodhjen e çdo individi që e ka aktivizuar dhe nëse përdorni aplikacionin do të shihni të gjithë Tile-et që janë rreth jush edhe nëse nuk janë tuajat. Në shitje pajisja inteligjente që nuk të lejon të humbasësh telefonin, kuletën apo çelësat

Pajisja quhet Tile dhe ka përmasat e një pajisjeje të vogël gjurmimi që mund të vendoset duke u ngjitur në çelësa, kuleta, çanta, valixhe etj. Mjafton të lidhet me telefonin si iPhone ashtu edhe Android dhe nuk do ju duhet të bëni asgjë më pas. Për çdo mjet që dëshironi të siguroni do ju duhet të blini një Tile, çmimi i të cilave shkon nga 20 deri në 35 dollarë.

Tile është kundra ujit dhe ka një bateri që zgjat deri në një vit, mjafton të instalohet në aplikacionin përkatës në telefon. Aplikacioni i Tile njeh vendodhjen e çdo individi që e ka aktivizuar dhe nëse përdorni aplikacionin do të shihni të gjithë Tile-et që janë rreth jush edhe nëse nuk janë tuajat.

Një veçori tjetër është fakti që kjo pajisje nëse lidhet me telefonin dhe ju ndodh që ju të humbni këtë të fundit, mjafton të shtypni një nga Tile-t tuaja dhe telefoni automatikisht do të bjerë edhe nëse është silent. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>