Lajmet

Në Shqipëri prezantohen dy sisteme dixhitale për të dhënat e të dënuarve

Publikuar , 03 Gusht 2013
0
Në Shqipëri prezantohen dy sisteme dixhitale për të dhënat e të dënuarve

Prezantohen në Shqipëri dy sisteme të reja dixhitale që do të shërbejnë për institucionet e vuajtjes së dënimet.

Kështu, Ministria e Drejtësisë ka përfunduar dy sistemet dixhitale për menaxhimin e kartelave të të dënuarve ne burgje dhe në shërbimin e provës dhe nga 1 shtatori ato do të zbatohen në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit në Shqipëri.

Sistemi elektronik E-GOV CRM SHP për Shërbimin e Provës dhe E-GOV CRM DPB për dosjet e te dënuarve në Drejtorinë e Përgjithshme te Burgjeve, janë dy sistemet më moderne të administrimit dixhital të arkivës dhe gjendjes aktuale të personave që vuajnë një dënim penal.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Drejtësisë së Shqipërisë, ky projekt është realizar pa asnjë shpenzim nga paratë e taksapaguesve dhe ekspertet e IT-së të këtij institucioni arritën të sjellin sy sisteme të cilat do të menaxhojnë në mënyrë elektronike të dhënat për të dënuarit, si: të dhënat personale, krimet për të cilat janë dënuar, gjendjen psikologjike, lidhjet me alkoolin apo drogat, prirjet negative, përpjekjet për rehabilitim, të dhënat për sociologët, psikologët, mjekët, kartelat mjekësore, të dhënat për policinë, të dhënat për gjykatën e prokurorinë.

“Sistemet elektronike do të bëjnë që të menaxhohen më lehtë dhe në kohë reale të dhënat e të dënuarve, do të rrisin kontrollin mbi të gjitha lejet që jepen në burgje, mbi të gjitha raportet e sociologeve në shërbimin e provës në lidhje me rehabilitimin, do menaxhohen rastet e korrupsionit eventual, rastet e verifikimit të takimeve dhe kontrolleve në burgje.

Këto sisteme përmbajnë elementet me të larta të sigurisë dhe mbrojtjes së të dhënave, duke respektuar privatësinë e të dënuarve dhe të të gjithë përdoruesve të tjerë të interesuar.”, thuhet në reagimin zyrtar të Ministrisë së Drejtësisë për prezantimin e këtyre dy sistemeve dixhitale në shërbim të institucioneve të vuajtjes së dënimit.

LEXO EDHE:  Për herë të parë në Shqipëri vinë Sesionet Rajonale të Parlamentit Rinor Evropian

Sipas Ministrit të Drejtësisë Eduard Halimi, kjo ishte reforma e fundit që ky institucion kishte planifikuar të realizonte këtë vit në fushën e dixhitalizimit të sistemit të drejtësisë. “ I jam

mirënjohës cilitdo që besoi në projektin e drejtësisë dixhitale si mundësia me e mire për të ofruar shërbime cilësore dhe transparente për çdo qytetar. Fal kontributit të nëpunësve të administratës ne realizuam çdo projekt të premtuar, patëm arritje te rëndësishme dhe një qeverisje të suksesshme.”- tha me rastin e përfundimit të këtyre sistemeve Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi. Ministria e Drejtësisë gjatë kontakteve zyrtare me disa vende te BE-se ka kërkuar të marrë modelet e sistemeve të tilla te cilat dhe në vendet më të zhvilluara ishin duke u ndërtuar. (PCWorld Albanian)

Ministria e drejtsis shqiperi

Lajmet e fundit>