Lajmet

Në Snapchat mund të shndërroni fytyrën në një sticker

Nga: PCWorld
Publikuar , 05 Gusht 2020
0
Aktualisht ofrohen disa sticker-a me këtë opsion si përshembull ato të Bitmoji por kompania do të shtojë më shumë çdo javë. Në Snapchat mund të shndërroni fytyrën në një sticker

Snapchat lançoi një opsion të ri quajtur Cameos Stickers me të cilin mund të dekoroni snap-et me stickera të animuar të fytyrës suaj.

Camoes debutoi në Dhjetor për herë të parë. Shumë herë e quajtur deepfake sepse mund të vendosni fytyrën tuaj në GIF të animuara.

Snapchat ka zgjeruar funksionaliteti dhe tani përmes tij mund të vendosin fytyrën edhe në stickera të animuara përveç GIF.

Aktualisht ofrohen disa sticker-a me këtë opsion si përshembull ato të Bitmoji por kompania do të shtojë më shumë çdo javë.

Është një alternativë më reale e Bitmoji dhe nëse jeni mërzitur me këtë të fundit, Cameos ka risi që cilat do tu argëtojnë.

Për fat jo të mirë funksionon vetëm me fytyrat e njerëzve prandaj nuk do të punojë me macen apo qenin tuaj. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ky është smartfoni i parë me kamër selfie nën ekran

Tags >

Snapchat