Analiza

Në detaje: Panasonic Lumix DMC-GF2

Publikuar , 25 Nëntor 2010
0
Në detaje: Panasonic Lumix DMC-GF2

Panasonic ka kënaqësinë të prezantojë Sistemin e Ri të Aparatit Fotografik me Lente të Këmbyeshme DMC-GF2 të Mikro Sistemit Lumix G bazuar në standardin Katër Të Tretat Mikro. Aparati më i ri i Mikro Sistemit G karakterizohet nga një kompaktësi e jashtëzakonshme me lehtësi veprimi, duke ruajtur në të njëjtën kohë cilësi të lartë të imazhit.

Panasonic është krenar për integrimin e teknologjive më të fundit në Sistemin Fotokamera të Lenteve të Këmbyeshme më të vogla në botë*. DMC GF2 është zvogëluar përafërsisht me 19% në madhësi dhe përafërsisht 7% në peshë në krahasim me DMC-GF1. Duke synuar vazhdimisht zhvillimin e aparateve me peshë sa më të lehtë, veshja e jashtme e aparatit fotografik  është bërë nga alumini për të realizuar një përshtypje të fortësisë  së papërkulshme të cilësisë. Doreza është projektuar për të siguruar një pozicionim të mirë, megjithatë aparati fotografik është elegant dhe kompakt. GF2 është i pajisur me një flash (blic) të inkorporuar i cili adapton një mekanizëm të ri të shfaqjes për të parandaluar efektin e reduktimit të dritës në skaje në krahasim me qendrën për shkak të distancës të shkurtër ndërmjet njësisë së blicit dhe lenteve të këmbyeshme.

Me karakteristika të tipit si Sensori MOS Live prej 12.1 megapiksel me shpejtësi të lartë dhe Venus Engine FHD me nivel të lartë performancë,DMC-GF2 transmeton cilësi të lartë të imazhit fotografik jo vetëm në foto, por edhe në pamjen filmike, e cila është përmirësuar në rezolucion në Full HD 1920 x 1080 me 60i (NTSC) / 50i (PAL) në AVCHD.

Duke synuar veprime më të thjeshtëzuara, DMC-GF2 realizoi kontrollin me prekje të ekranit me anë të GUI të ri (Graphic User Interface-Ndërfaqjes së Përdoruesit Grafik), Q-menysë së personalizuar, iA të dedikuar(Auto Intelligente) dhe butonave të regjistrimit filmik.

  • Për një Sistem Kamere me Lente të Këmbyeshme  me një blic të inkorporuar duke filluar që nga 4 Nëntori i 2010.
  • Filmimet Full-HD (1920 x 1080) janë prodhuar nga sensori i imazhit në 30p (NTSC) / 25p (PAL), dhe janë regjistruar në 60i (NTSC) / 50i (PAL). Filmimet HD (1280 x 720) janë prodhuar nga sensori i imazhit në 30p (NTSC) / 25p (PAL), dhe janë regjistruar në 60p (NTSC) / 50p (PAL).

Cilësi e lartë e imazhit brenda një strukture të vogël trupore

Ndërsa është arritur një nivel novator përparimi në kompaktësinë e projektimit dhe në përdorshmërinë jashtëzakonisht të lartë, DMC-GF2 siguron cilësi superiore imazhi si tek fotografitë dhe në pamjet filmike falë performancës më të mirë-balancuar dhe një motori të imazhit e një sensori.

Lumix GF2Në brendësi të aparateve, motori FHD Venus Engine është përgjegjës për aftësitë  jashtëzakonisht të larta të performancës së përpunimit të sinjalit. GF2 përdor dy sisteme të reja të përparuara për zvogëlimin e zhurmës NR 3D dhe CNR ( Reduktimi Kromatik i Zhurmës) për imazhe të qarta, të mirëformuara e të pazhurmshme edhe në kushtet e një ndriçimi të ulët. Me Teknologjinë e Rezolucionit Inteligjent, 3 zona të veçanta zbulohen automatikisht – këto janë konturet, zonat me teksturë të detajuar dhe zonat me gradim të butë. Konturet rriten në mënyrë efektive për t’u dhënë skajeve më shumë qartësi. Në të njëjtën kohë, një theksim të moderuar iu është dhënë zonave të teksturës për të rritur efektin e detajit.

LEXO EDHE:  5G e shpjeguar: Çdo gjë që duhet të dini

Sensori MOS Live Tipi 4/3 prej 12,1-megapiksel i vendosur në GF2-DMC ofron më të mirën e të dy planeve- cilësinë e lartë të imazhit të një sensori CCD, dhe konsumin më të ulët të energjisë së një sensori CMOS. Kjo Teknologji e Avancuar që bën të mundur leximin e 4 kanaleve të të dhënave në të njëjtën kohë, gjithashtu e ndihmon DMC-GF2 të mundësojë shikim Imazhesh të drejtpërdrejta me Kohë të Plotë me 60 fotofragmente-në sekondë – dhe njëkohësisht të regjistrojë pamje mahnitëse me rezolucion të lartë  prej 12.1-megapixel me detaje të imëta dhe gradacion të pasur.
 
Njelloj si modelet pararendëse Lumix G, edhe GF2 disponon gjithashtu një Sistem të Reduktimit të Pluhurit që përdor një filtër të valës vibruese supersonike prej 50.000 herë për sekondë për të mbajtur pastër sensorin Live MOS.

Opsioni Touch me (i Prekjes) dhe Kontrolli

Pavarësisht nga reduktimi dramatik i madhësisë së trupit dhe i peshës, funksionimi i GF2-DMC është më i shpejtë dhe me i lehtë se kurrë më parë. Falë ekranit të gjerë LCD prej 3″ me funksionin Touch Screen (me prekje të ekranit) me 460.000-pikëza, përdoruesit jo vetëm kanë përfituar një rezolucion të lartë dhe ekran të mprehtë, por edhe një funksion të kontrollit me prekje të shpejtë me GUI-n e ri (Graphic User Interface). GF2 ofron 1-zonë AF lirisht të seleksionueshme me Opsionin Zbulim Inteligjent i Fytyrës dhe me opsionin e Multi-zonës  AF me 23 fusha AF, që lejon vendosjen e një grupi të pikës AF në këtë kompozicion. Mbyllësi me një prekje i Gjurmuesit AF iu mundëson gjithmonë fotografëve, kapjen e imazheve më të sakta të mundshme, në rastin e lëvizjes së subjekteve. Me Përzgjedhësin Inteligjent Skenik në Modalitetin IA, aparati automatikisht ndryshon në mënyrë të përshtatshme sipas subjektit të prekur në ekran. Me funksionin e kontrollit të defokusimit në modalitetin IA dhe Modalitetin My Color (Ngjyra Ime), rrezja e defokusimit mund të rregullohet vetëm nga lëvizja me gisht e projektuesit. Për funksionimin më të shpejtë të menysë, DMC-GF2 ka marrë gjithashtu menynë Q-Touch-e cila mund të personalizohet nga përdoruesi vetëm me ato që janë përdorur shpesh.

Me modalitetin e asistuar MF në manualin e përqendruar, ju mund të zgjeroni pjesën e caktuar me vetëm një prekje për të zgjedhur 1x, 5x ose 10x. Në modalitetin playback (riprodhues) maksimumi i zmadhimit është modaliteti 16x.

Veprimi me prekje i ekranit dallohet jo vetëm për procesin fotografik, por edhe për riprodhimin e imazheve me një vizibilitet (dukshmëri) të jashtëzakonshme. Ky përdorues mund të shfletojë në mënyrë interaktive përmes pamjeve në miniaturë (në thumbnails), të shikojë fotot apo videot një nga një, thjesht duke i tërhequr ato me anë të prekjes me gisht. Lumix GF2

Aparati ynë, krijimtaria juaj, filmimi juaj

DMC-GF2 jo vetëm që ofron cilësi të jashtëzakonshme në një strukturë kompakte, por njëkohësisht edhe i jep krahë për të fluturuar krijimtarisë suaj. DMC-GF2 karakterizohet nga një Modalitet i ri Ngjyra ime (My Color) i cili është i integruar me Modalitetin konvencional Filmik. Ai ofron 8 efekte të paravendosura – Ekspresive, Retro, I Pastër, Elegant, Kinema, Monokrom, Art Dinamik, Siluetë, plus Modalitetin E Personalizuar, që i lejon përdoruesit të vendosin në mënyrë manuale nivelet e ngjyrës, shkëlqimit, saturimit dhe kontrastit.
17 Modalitetet Skenike janë gjithashtu disponibël në regjistrimin filmik për të realizuar efektet dramatike.

LEXO EDHE:  Konflikti në biznes dhe mënyrat për parandalimin e tij

Lumix DMC-GF2 është një mjet i avancuar fotografik për të regjistruar jo vetëm foto të jashtëzakonshme, por edhe filmime të bukura në Full HD.Pas një shtypje të shpejtë të butonit të caktuar të regjistrimit, DMC-GF2 mund të regjistrojë filmime me rezolucion të lartë Full-HD 1920 x 1080 në 50i (PAL me output -25fotofragmente për sekondë), ose filmime të qeta HD 1280 x 720 në 50p (PAL) në formatin AVCHD * ( MPEG-4/H.264) **. GF2 gjithashtu ka cilësi të lartë Dolby®  Digital Stereo Creator dhe Funksionin e Heqjes së Erës. Modaliteti IA është në dispozicion edhe në regjistrimin filmik me Stabilizuesin e Imazhit Optik (OIS), Zbulimin e Fytyrës, Kontrollin Inteligjent të vargut-D dhe Përzgjedhësin Inteligjent Skenik.

Kontrolli i vargut-D optimizon nivelet e ndryshme të ekspozimit të imazhit, ndërsa Përzgjedhësi Skenik automatikisht ndryshon midis modaliteteve të Portretit, Pejsazhit, Planeve të Para, dhe Ndriçimit të Ulët. DMC-GF2 mund të ruajë një sekuencë të filmit si foto gjatë procesit të rishikimit dhe funksioni Video Divide(i Ndarjes së Videos) ju lejon të prisni pjesët e padëshiruara nga filmimi juaj.

  • Disa funksione mund të mos jenë në dispozicion, në varësi të lentes që është montuar.
  • AVCHD” është një  format dixhital video regjistrimi /  rishikimi, me definicion të lartë (HD) i themeluar bashkërisht nga Panasonic Corporation dhe Sony Corporation.
  • Përdorni një kartë me SD Speed Class me “Klasën 4”, ose më të lartë kur regjistroni pamje në lëvizje në [AVCHD]. Gjithashtu, përdorni një kartë me SD Speed Class me “Klasën 6”, ose më të lartë kur regjistroni pamje në lëvizje në [Motion JPEG].
  • SD Speed Class është standardi i shpejtësisë në lidhje me të shkruarit e vazhdueshëm.
  • Filmimet Full-HD (1920 x 1080) janë prodhuar nga sensori imazhit në 30p (NTSC) / 25p (PAL), dhe janë regjistruar në 60i (NTSC) / 50i (PAL). Filmimet HD (1280 x 720) janë prodhuar nga sensori i imazhit në 30p (NTSC) / 25p (PAL), dhe regjistruar në 60p (NTSC) / 50p (PAL).
  • Fotot në Lëvizje mund të regjistrohen në vazhdimësi deri në 29 minuta e 59 sekonda në disa vende.
  • Regjistrimi i vazhdueshëm përtej 2 GB nuk është i mundur kur regjistrohet në lëvizje në Motion JPEG. Koha e mbetur për regjistrimin e vazhdueshëm shfaqet në ekran.
  • Imazhet në Lëvizje AVCHD të regjistruara mbi një Kartë Memorie SD apo një disk DVD nuk mund të luhen në një pajisje që nuk mbështet standardin AVCHD. 
  • Dolby dhe simboli Double-D janë marka tregtare të laboratorëve Dolby.
LEXO EDHE:  Njihuni me Galaxy Note 10 dhe Note 10+


Rishikojeni përsëri në përmasa më të mëdha, ndajeni më shpejt me të tjerët


Për rishikimin e HDTV, GF2-DMC mundësojnë lidhjen HDMI (me kabëll opsional) me TV Panasonic nëpërmjet VIERA Link si për imazhet statike dhe për ato në lëvizje. Përdoruesit janë gjithashtu në gjendje të fusin Kartat e tyre të Memories SD direkt në TV Panasonic VIERA dhe në  Aparatet/Regjistruesit DIGA Blu-ray DiscTM* dhe të argëtohen me rezolucionin dinamik HD.

Lumix GF2Në mënyrë specifike, fotografitë e realizuara me lentet e këmbyeshme  3D prej 12.5 mm të Lumix G / F12 mund të shihen në 3D përmes Shikuesit 3D të Imazhit duke ofruar një përvojë krejt e re emocionuese.

Përveç kësaj, me software-in e përfshirë PHOTOfunSTUDIO Edition 6,0 HD, është e lehtë të shikoni dhe të redaktoni përmbajtjen tuaj të regjistruar. Ju mund të zgjidhni të ngarkoni videot tuaja në YouTube, të bëni projeksione fotosh me një shumëllojshmëri efektesh dhe të përdorni bibliotekën tuaj muzikore iTunes si sfond muzikor ose thjesht të regjistroni me lehtësi imazhet tuaja mbi një DVD. Dosjet RAW mund të editohen nga software-i themelor shtesë SILKYPIX Developer Studio 3.1 SE.

  • Markat e Logove Katër të Tretat dhe Mikro Katër të Tretat dhe Katër të Tretat e Micro Katër të Tretat janë marka tregtare ose marka të regjistruara të Olimpus  Imaging Corporation, në Japoni, në Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe vendet e tjera.
  • HDMI, logoja HDMI dhe Ndërfaqja Multimediale në High-Definition janë marka tregtare ose marka të regjistruara të Licensimit LLC HDMI.
  • YouTube është një markë e Google Inc.
  • Të gjitha kompanitë e tjera si dhe emrat e produkteve janë marka tregtare të korporatave të tyre përkatëse.
  • Kjo njësi është në përputhje me të dyja Kartat e Memories SD / SDHC / SDXC. Ju mund të përdorni Kartat e Memories SDHC vetëm në pajisjet që janë të përputhshme me to. Ju nuk mund të përdorni Kartat e Memories SDHC tek pajisjet që janë  të përputhshme vetëm me Kartat e Memories SD. (Kur përdorni një Kartë Memorie SDHC në një tjetër pajisje, sigurohuni  të lexoni udhëzimet operative për këtë pajisje.)
  • Përdorimi i materialeve të shtypura të regjistruara ose që janë të mbrojtur nga copyright-i (e drejta e autorësisë) për ndonjë qëllim tjetër veç kënaqësisë personale është i ndaluar, pasi do të shkelte të drejtat e mbajtësit të copyright-it (të drejtës së autorit).

Mundësi të shumta për zgjerim
  

Sistemi i Aparatit fotografik DMC-GF2 Lumix ofron një shumëllojshmëri të gjerë të opsioneve nga të cilat mund të zgjidhet për të përshtatur çdo lloj situate fotografimi me stilin e të fotografuarit. Veçanërisht, opsioni Hot Shoe në majë ju lejon të bashkëlidhni opsionalin e anueshëm-të ndryshueshëm Zbuluesin e Drejtpërdrejtë të Pamjes (DMW-LVF1) prej 1.04x (0.52x *), 202.000-pikëzash e fushë shikimi  100%. Mikro Sistemi G Lumix përmban varg të gjerë lentesh, tre palë blica të jashtëm, këllëfë dhe ND ose filtra të polarizuar.

  • Aparat fotografik  ekuivalent me 35 mm.
  • Dizajni dhe specifikimet janë subjekt i ndryshimeve pa njoftim.

Lajmet e fundit>