Siguri

Në vitin 2010, dyfish më shumë ueb faqe të infektuara

Publikuar , 22 Nëntor 2010
0
Në vitin 2010, dyfish më shumë ueb faqe të infektuara

Jo vetëm që po vihen si cak rrjetet sociale, por edhe faqet e agjencioneve të mëdha qeveritare janë vënë gjithashtu në shënjestër, duke përshirë këtu edhe Institutin Nacional të Shëndetësisë në SHBA, Thesarin në SHBA, Agjencionin Amerikan të Ruajtjes së Ambientit, etj. Sipas raportit në dy vitet e fundit, NIH ka infektuar dhe riinfektuar pesë herë më shumë, dhe një ndër faqe më të infektuara ishte ajo e Alabama-së, që ishte infektuar 37 herë.

Më shumë se 1.5 milion shkarkime të dëmshme shërbehen çdo ditë, duke përfshirë shkarkime në lëvizje dhe fushata false për antivirusë. Shkarkimet në lëvizje nga ueb faqet legjitime janë bërë metoda më e popullarizuar për të sjellë programe të dëmshme, duke tejkaluar përdorimin e spam dhe shtojcave me e-mail. /pcworld.al

LEXO EDHE:  1/3 e aplikacioneve antivirus në Android nuk ofrojnë fare mbrojtje

Lajmet e fundit>