Lajmet

Nearby Share është përgjigja e Google ndaj Apple AirDrop

Nga: PCWorld
Publikuar , 09 Shtator 2022
Funksioni do të ofrohet nga Android 6 deri në versionet e fundit. Nearby Share është përgjigja e Google ndaj Apple AirDrop

Google njoftoi se disa përditësime në Android do ti bëjnë tabletët dhe telefonët më të përdorshëm për shumë njerëz.

Një prej ndryshimeve më të prekshme është Nearby Share, përgjigja e Google ndaj Apple AirDrop që bën të mundur dërgimin e të dhënave mes telefonëve Android që gjenden pranë.

Pasi të keni pranuar përdorimin e këtij opsioni, pajisjet tuaja Android do të dërgojnë të dhëna mes tyre edhe nëse ekrani është i fikur. Kështu nuk do të keni më nevojë për e-mail që të dërgoni të dhëna nga telefoni në tabletin tuaj apo Chromebook.

Funksioni do të jetë i disponueshëm në javët në vijim.

Google shtoi mbështetjen për UWB (Ultra-Wide Band) krahas NFC, Bluetooth, p2p Wi-Fi dhe WebRTC për funksionin Nearby Share.

Funksioni do të ofrohet nga Android 6 deri në versionet e fundit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Galaxy S22 vs S22+ vs S22 Ultra: Të përbashkëtat dhe dallimet e smartphone-ve flagship më të fundit nga Samsung