Lajmet

Nën presionin e Google, Bitcoin bie në pikën më të ulët që prej një muaji

Mar 15 2018
0 Shpërndarje
Në raportin vjetor të reklamave të këqija Google zbuloi analizën ndaj disa prej reklamave mashtruese dhe kontroverse që qarkulluan në rrjetin e saj. Nën presionin e Google, Bitcoin bie në pikën më të ulët që prej një muaji

Bitcoin ra në pikën më të ulët që prej një muaji pasi Google bëri të ditur se do të ndalonte reklamimin i cili promocon monedhat kriptografike dhe Ofertat Fillestare të Monedhave (ICO).

Monedha kriptografike më e madhe në botë ra me 9.1% në 8,238 dollarë, pika më ulët që nga 12 Shkurti, kur Google tha të Mërkuren se ndalimi hyn në fuqi në Qershor.

Facebook, rivali numër një i Google në reklamim, ndaloi këto reklama në Janar.

Në raportin vjetor të reklamave të këqija Google zbuloi analizën ndaj disa prej reklamave mashtruese dhe kontroverse që qarkulluan në rrjetin e saj.

Megjithatë udhëzimet nga autoritetet rregullatorë për tregun e monedhave kriptografike ende mungojë edhe kësaj dite pavarësisht tentativave të shumta në këtë drejtim. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>