Lajmet

Nënshkruani peticionin për njohjen e Kosovës në PUBG Mobile

Nga: PCWorld
Publikuar , 12 Qershor 2020
Kosova është një vend demokratik që ka fituar pavarësinë në vitin 2008. Tashmë është njohur nga 116 vende. Nënshkruani peticionin për njohjen e Kosovës në PUBG Mobile

Popullariteti i lojërave Battle Royale është shtuar në masë në mbarë botën në vitet e fundit, me shumë lojtarë që janë tërhequr nga modaliteti me një fitues në fund.

Lojtarët kanë pasur të testojnë lojëra të ndryshme që kanë sjellë këtë modalitet, por PUBG është ndër lojërat që e ka perfeksionuar këtë zhanër, sidomos me lançimin e PUBG Mobile për telefona celularë; me lojën që ka qenë një sukses i madh sidomos në komunitetin e lojtarëve në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë.

Ama, çështja është që dy të parat kanë flamurin e tyre në PUBG dhe mund të përfaqësohen më së miri, por Kosova nuk mund ta bëjë këtë.

Kosova është një vend demokratik që ka fituar pavarësinë në vitin 2008. Tashmë është njohur nga 116 vende. Midis tyre janë Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Turqia, Australia, Italia, Japonia, Hollanda dhe Kanada.Kohët e fundit Kosova është njohur nga kompania e mirënjohur Apple & iTunes. Kështu që ne nuk shohim asnjë arsye pse PUBG Corp. nuk mund të bëjë të njëjtën gjë për shqiptarët e Kosovës.

PUBG Mobile është një lojë mobile, e cila është tejet aktive nga qytetarët e Kosovës, të cilët aktualisht janë duke përdorur flamurin shqiptare, me ekipe nga Kosova që arritën në Regional Finals në PUBG Mobile Club Open. Lojtarët kosovarë gjithashtu morën pjesë në në tjetër kompeticion ndërkombëtar si: PMCO, PMSC & PMPL.

Aktualisht Kosova është një nga vendet e pakta me dy ekipe që ka siguruar një vend në PMCO Fall Split 2020 që do të zhvillohet këtë shtator, por ende në pamundësi të përfaqësojnë kombësinë e tyre.

Kështu që për të gjithë ju që doni të ndihmoni këtë kauzë, klikoni këtë link duke dhënë firmën tuaj për lojtarët kosovarë që të përfaqësojnë Kosovën në PUBG Mobile. /GameOn

LEXO EDHE:  Një teknologji e re premton të ndryshojë mënyrën sesi kontrollohen robotët