Harduer

Neo Geo X do të dalë në dhjetor për 130$

Publikuar , 14 Shtator 2012
0
Neo Geo X do të dalë në dhjetor për 130$

Njësoj siç u raportua në gusht, Neo Geo do të bëjë një turne rikthimi në formën e Neo Geo X, një konsolë dore e cila do të dalë në dhjetor.

Në atë kohë thamë se do të kushtonte 200$ për versionin Gold dhe do të ketë 20 lojra për të festuar 20 vjetorin e konsolës.

Gjithsesi e dimë që do të ketë dhe një version më të lirë që do të kushtojë 130$ dhe do të vijë gjithashtu me të njëjtin koleksion lojrash.

Atëherë, cila është diferenca?

Versioni bazë në ndryshim nga ai Gold nuk do të ketë një pikë karikimi dhe joystick.

Kjo pikë karikimi i lejon përdoruesit ta lidhin Neo Geo X me televizorin e tyre HD, ndërsa joystick do të zëvendësojë ekperiencën e lojrave Arcade.

Në qoftë se mund të jetoni pa këtë shtesë, do të kurseni 70$ dhe do të keni vetëm pajisjen. Gjithsesi vetë pajisja është paksa e shtenjtë duke konsideruar se këto lojra kanë relativisht të vjetra.

Nëse ndryshoni mendje mund të blini joystikun dhe pikën e karikimit më vete, por SNK nuk ka lajmëruar për një çmim të tyre më vehte. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Twitter fiton para por jo përdorues

Lajmet e fundit>