Lajmet

Nëse ende keni Windows 7, ju mund të kaloni në Windows 10 falas

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 14 Janar 2020
0
Kur Microsoft hoqi ofertën speciale, kompania vazhdon të ofrojë licenca të Windows 10-ës falas për ata që duan të kalojnë nga Windows 7 ose 8.1. Nëse ende keni Windows 7, ju mund të kaloni në Windows 10 falas

Përditësimi falas i Microsoft në Windows 10 për përdoruesit e Windows 7 dhe 8.1 ka përfunduar vite më parë, por teknikisht ju ende mund të kaloni në Windows 10 falas.

Kur Microsoft hoqi ofertën speciale, kompania vazhdon të ofrojë licenca të Windows 10-ës falas për ata që duan të kalojnë nga Windows 7 ose 8.1.

Ed Bott i ZDNet e ka testuar këtë metodë prej vitesh dhe përditësimi falas është ende i disponueshëm. Gjithashtu është shumë e lehtë për të përditësuar sidomos tashmë që kompjuteri juaj Windows 7 nuk është më i sigurtë.

Por ekziston mundësia që ju të humbisni konfigurimet dhe aplikacionet për shkak se Windows 7 dhe 10 janë shumë të ndryshëm. Megjithatë ju mund të ruani të dhënat që keni në kompjuter.

Windows 8.1 mund të përditësohet në të njëjtën mënyrë. Ja sesi të përditësoni nga Windows 7 në Windows 10 falas:

  • Ruani një kopje rezervë të të dhënave
  • Shkoni në sajtin e Microsoft për të shkarkuar Windows 10
  • Në seksionin “Create Windows 10 Installation media” përzgjidhni opsionin “Download Tool now” dhe hapeni
  • Kur tu kërkohet zgjidhni opsionin “Upgrade this PC now.”
  • Do tu kërkohet nëse dëshironi të ruani të dhënat personale ose tja filloni nga e para duke fshirë çdo gjë
  • Sapo përditësimi të kryhet do të merrni një licencë dixhitale për Windows 10-ën të cilën e gjeni në Settings > Update & Security > Activation /PCWorld Albanian
LEXO EDHE:  Për botën është ëndërr ndërsa në Korenë e Jugut 260 mijë qytetarë po përdorin 5G

Lajmet e fundit>