Lajmet

Nëse iPhone juaj shteron internetin celular, ky mund të ketë qenë problemi

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 17 Mars 2020
0
Edhe pse ka qenë hera e parë që dëgjojmë rreth një gjëje të tillë, përdoruesit e prekur kanë vuajtur prej muajsh e madje fikur fare të internetin celular por që nuk e ka ndaluar këtë fenomen. Nëse iPhone juaj shteron internetin celular, ky mund të ketë qenë problemi

Planet e Apple për 2020 me iPhone janë ndër më emocionueset ndër vite dhe iOS 13 ka filluar të tregojë sekrete muaj përpara axhendës së kompanisë.

Por për çdo përdorues të një iPhone me iOS 13, Apple sapo u dha një arsye për tu larguar.

Në fillim të kësaj jave u raportua se iOS 13 kishte një problem me valët celulare ku pakot e internetit konsumoheshin pa shpjegim duke rritur faturimin e përdoruesve.

Edhe pse ka qenë hera e parë që dëgjojmë rreth një gjëje të tillë, përdoruesit e prekur kanë vuajtur prej muajsh e madje fikur fare të internetin celular por që nuk e ka ndaluar këtë fenomen.

E vetmja zgjidhje ka qenë fikja e plotë e iPhone. Ankesat e përdoruesve mund të gjenden në disa forume, përfshirë Reddit dhe komunitetet e mbështetjes së Apple duke prekur çdo model të iPhone dhe çdo version të iOS 13.

Përdoruesit kanë gjetur një opsion të ri në Settings > Cellular > Cellular Data quajtur “Uninstalled Apps” i cili konsumon vazhdimisht të dhëna.

Për disa konsumon sasi në kilobajt, për disa të tjerë në gigabajtë. Përdoruesit e iPhone nuk kanë zgjidhje tjetër vetëm se të bëjnë durim.

Nëse jeni prekur nga ky problem, Apple aktualisht po teston iOS 13.4 e cila mund të mbërrijë në 2-3 javët e ardhshme. Por problemi ka ekzistues edhe në versionet më të vjetra të iOS 13 dhe Apple nuk ka arritur dot të bëjë ndryshimet e duhura duke na bërë të mendojmë se vetëm iOS 14 në Shtator ka zgjidhjen. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bien Facebook dhe Instagram