Lajmet

Nëse jeni përdorues i çmendur i Instagram ky është shfletuesi desktop që keni nevojë

Nga: PCWorld
Publikuar , 22 Prill 2020
0
Kompania me Opera 68 vendosi të integroje rrjetin social Instagram. Me një të klikuar të një butoni në panelin anësore dhe ju do të keni akses në kohështrirjen, historitë dhe mesazhet direkte të Instagram. Nëse jeni përdorues i çmendur i Instagram ky është shfletuesi desktop që keni nevojë

Opera ka provuar të ofrojë disa tipare shfletuesi të cilat e distancojnë nga të tjerët me shpresën për të joshur përdorues të rinj por më e fundit është e drejtpërdrejt.

Kompania me Opera 68 vendosi të integroje rrjetin social Instagram. Me një të klikuar të një butoni në panelin anësore dhe ju do të keni akses në kohështrirjen, historitë dhe mesazhet direkte të Instagram.

Përtej asaj çfarë përmban versioni në ueb i Instagram, opsioni i Opera nuk ofron më tepër. Por Opera mendon se ofron më tepër duke qenë se Instagramin e aksesoni pavarësisht se në çfarë uebsajti jeni për momentin.

Nëse jeni prej atyre që keni krijuar reflekse të tilla ku vazhdimisht kontrolloni postimet në Instagram, versioni i ri i shfletuesit Opera është zgjidhja juaj. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Sistemi mesh i ASUS sjell Wi-Fi 6 nën 300 dollarë