Analiza

Nëse ju shqetëson privatësia online, ky është shfletuesi që keni nevojë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 25 Korrik 2019
0
I disponueshëm në Windows, MacOS, Android dhe iOS, shfletuesi Brave është ndërtuar mbi të njëjtat themele të Chrome që do të thotë se funksionon me shtojcat Chrome. Nëse ju shqetëson privatësia online, ky është shfletuesi që keni nevojë

Nëse jeni shumë të shqetësuar për informacionet tuaja private ndërsa shfletoni në ueb mbase duhet të konsideroni shfletuesin që përdorni.

Chrome dhe Firefox, dy shfletuesit kryesorë mund tu ndihmojnë të mbani të dhënat të sigurta. Për ta bërë këtë do të keni nevojë për ndryshime në konfigurim dhe instalim të disa shtojcave.

Ekziston një shfletues i cili gjithë këtë proces e sjell të integruar. Shfletuesi Brave bllokon gjurmuesit dhe cookie-t e palëve të treta që monitorojnë aktivitetin tuaj në ueb. Por ajo që e bën të veçantë është fakti se mund të kontrolloni çfarë doni të bllokoni dhe çfarë jo nga reklamat tek cookie dhe tek butonët e kyçjes dhe regjistrimit në ueb nga Facebook dhe Google.

Zhvilluesi i shfletuesit e ka kuptuar se kjo politikë strikte mund të ketë pasoja mbi uebsajtet sepse nuk shikoni reklama të cilat ndihmojnë uebsajtet për të krijuar përmbajtje.

Për të kompensuar krijuesit e përmbajtjeve, Brave aplikon një qasje kreative ku lexuesit mund të bëjnë kontribute anonime tek uebsajtet që vizitojnë. Publikuesit më pas marrin kontributet në formë kriptomonedhash.

Përndryshe ju mbetet të lejoni reklamat dhe gjurmimin në panelin e konfigurimit të Brave por a ja vlen të sakrifikoni privatësinë tuaj?

I disponueshëm në Windows, MacOS, Android dhe iOS, shfletuesi Brave është ndërtuar mbi të njëjtat themele të Chrome që do të thotë se funksionon me shtojcat Chrome. Në fakt nëse klikoni për gjetjen e shtojcave dhe temave në panelin e konfigurimit të Brave do të drejtoheni tek Chrome Web Store.

Kontrolloni çfarë Brave bllokon

Automatikisht Brave bllokon të gjitha reklamat, gjurmuesit, dhe cookie-t e palëve të treta. Megjithatë ju mund të përshtasni këto opsione.

  1. Nga menuja Brave klikoni Preferences
  2. Në panelin Settings në të majtë klikoni Shields
  3. Nga menuja pop-up që shfaqet zgjidhni nivelin e mbrojtjes që dëshironi
  4. Klikoni Social media blocking nëse doni të lejoni butonët e kyçjes të Google dhe Facebook nëpër uebsajte
  5. Nëse kërkoni më tepër kontroll nën Additional Settings, klikoni Privacy and security.
  6. Këtu mund të ndryshoni dhe kontrolloni shërbimet që shfletuesi përdor deri tek kompletimi automatik i kërkimeve dhe URL
LEXO EDHE:  Njihuni me rivalin më të madh të Chrome, shfletuesin që ju paguan për të parë reklama

Kontribuoni tek uebsajtet dhe krijuesit e përmbajtjeve

Qasja kufizuesi e Brave ndaj reklamave ka një kosto: uebsajtet nuk fitojnë për punën që bëjnë. Si një mënyrë për të kontribuar tek uebsajtet që vizitoni pa u gjurmuar, Brave ka zhvilluar një program të quajtur Brave Rewards. Duke parë disa reklama të përzgjedhur nga Brave, shumat e gjenerata shkojnë në formë kriptomonedhash për uebsajtet që vizitoni. Ja sesi ti bashkoheni programit.

  1. Klikoni menunë hamburger me tre vija paralele dhe përzgjidhni Brave Rewards
  2. Klikoni Yes, I’m In.
  3. Në faqen Brave Rewards mund të ndryshoni dhe përshtatni pjesëmarrjen tuaj në këtë program
  • Për reklamat mund të ndryshoni sesa reklama shikoni në një orë
  • Për kontributet tuaja automatike mund të kontrolloni sesa doni të kontribuoni në muaj me një shumë minimale
  1. Krahas reklamave, ju mund të shtoni kriptomonedha në Brave Rewards dhe të kontribuoni për uebsajtet.

Sinkronizimi i lidhjeve të ruajtuara në telefon dhe desktop

Brave ka një mjet sinkronizimi me të cilin mund të menaxhoni uebsajtet e ruajtura – bookmarks – në desktop por edhe mobile. Është në fazë beta dhe duhet të ndiqni udhëzimet më poshtë për të finalizuar me sukses procesin.

  1. Klikoni menunë hambuger dhe përzgjidhni opsionin Sync
  2. Klikoni Start a new Sync Chain dhe më pas përzgjidhni nëse doni të sinkronizoni në një platformë mobile apo deskop
  3. Nëse zgjidhni Computer do të shikoni disa rretha fjalë që Brave e quan Chain Sync Code. Shkoni në desktopin që dëshironi të sinkronizoni, navigoni tek opsioni Sync në Brave dhe klikoni I have a Sync Code dhe vendosni kodi nga pajisja e parë.
  4. Nëse zgjidhni një telefon apo tablet do të vëreni një kod QR. Në telefon navigoni në Sync në Brave dhe zgjidhni Scan Sync Code. /PCWorld Albanian
LEXO EDHE:  Visa dhe MasterCard mund të tërhiqen nga mbështetja e Libra

Lajmet e fundit>