Harduer

Nëse keni një kompjuter Dell dhe iPhone atëherë jeni me fat

Nga: PCWorld
Publikuar , 25 Mars 2020
0
Komandimi i ekranit të iPhone është ajo çfarë prisni. Në kompjuter shfaqet ekrani i iPhone që mund ta komandoni dhe kontrolloni me tastierë, maus ose ekran me prekje. Nëse keni një kompjuter Dell dhe iPhone atëherë jeni me fat

Prodhuesi i kompjuterëve ka përditësuar Mobile Connect për të ofruar transferimin e përmbajtjes mes iPhone dhe kompjuterit tuaj Dell por jo vetëm.

Përdoruesit mund të komandojnë iPhone e tyre direkt nga kompjuteri. Shkëmbimi i përmbajtjeve është i kufizuar në vetëm foto dhe video por besojmë se është e mjaftueshme duke qenë se shumica e përdoruesve duan të ruajnë fotot në telefon.

Komandimi i ekranit të iPhone është ajo çfarë prisni. Në kompjuter shfaqet ekrani i iPhone që mund ta komandoni dhe kontrolloni me tastierë, maus ose ekran me prekje.

Me ndryshimet e fundit Mobile Connect tashmë ofrojnë funksionalitete të njëjta mes përdoruesve Android dhe atyre të iPhone. Aktualisht aplikacioni i Dell është një opsion më i mirë krahasuar me Microsoft Your Phone. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një dyqan alternativ aplikacionesh në iOS nuk bllokohet dot nga Apple