Lajmet

Nëse keni një telefon me këtë sistem operativ më mirë ta ndërroni

Publikuar , 19 Janar 2019
0
Në fakt që nga 2016 Windows 10 Mobile kishte marrë tatëpjetën. Mund të thuhet padyshim se ishte një dështim e humbje kohe për Microsoft. Nëse keni një telefon me këtë sistem operativ më mirë ta ndërroni

Microsoft do ti japë fund mbështetjes për Windows 10 Mobile. Kjo do të thotë se prezenca e Microsoft në industrinë mobile si prodhues telefonësh ka marrë fund.

Aq e bindur është kompania në drejtimin e ri saqë këshillon njerëzit të kalojnë në Android dhe iOS.

Në fakt që nga 2016 Windows 10 Mobile kishte marrë tatëpjetën. Mund të thuhet padyshim se ishte një dështim e humbje kohe për Microsoft.

Tashmë tre vite kanë kaluar që atëherë dhe Microsoft do ti japë fund kësaj vuajtje.

Fundi i Windows 10 Mobile

Në faqen e suportit të Microsoft shkruhet qartë: mbështetja për Windows 10 Mobile përfundoi më 10 Dhjetor 2019.

Pas kësaj date telefoni apo pajisja juaj me Windows 10 Mobile nuk do të marrë përditësime, përfshirë ato kritike të sigurisë.

Microsoft rekomandon përdoruesit të kalojnë në versione të mbështetura të Android dhe iOS.

Ndryshe nga Windows 7, e cila është zëvendësuar nga Windows 10, sistemi operativ mobil do të ndalojë së ekzistuari. Microsoft ka vendosur të fokusohet tek zhvillimi i aplikacioneve dhe shërbimeve në platforma e konkurrentëve.

Android apo iOS

Është një dështim i turpshëm i një fillimi të vrullshëm me blerjen e biznesit mobil të Nokia pesë vite më parë.

Microsoft kuptoi me vonesë se e ardhmja është mobile dhe se Apple dhe Google e kishin zënë boshllëkun e lënë nga gjigandi i Windows.

Microsoft asnjëherë nuk u bë një lojtar madhor në treg. Windows Phone pati fansat e vet por shumica i dhanë lamtumirën në 2014-ën. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft sjell OneDrive Files On-Demand në macOS

Lajmet e fundit>