Softuer

Nëse mendoni t'ia filloni në Linux

Publikuar , 18 Maj 2010
0
Nëse mendoni t'ia filloni në Linux

Distribucioni- Hapi i parë, përzgjedhja e distribucionit përkatës, është më i rëndësishmi. Nuk është e rastësishme që Ubuntu është distribucioni më i popullarizuar, prandaj ju rekomandoj që të filloni me këtë. Ka distribucione edhe më të lehta, si Linux Mint, por ku mbetet eksperimentimi pastaj? Pa marrë parasysh çka u tha më lart, përdorni atë që përdorin shokët tuaj sepse do të jenë përkrahja juaj më e madhe. Dokumentacioni – Fillojani me dokumentacionin zyrtar në help.ubuntu.com ose www.ubuntuguide.org. Të dyja janë të përkthyera në shumë gjuhë botërore. Unë preferoj të dytën, për faktin se organizohet sipas objektivit që dëshiron të arrish dhe ndihma shpjegohet në pak hapa. Forumet – Forumi zyrtar www.ubuntuforums.org është më i miri nëse keni vendosur të përdorni Ubuntu. Distribucionet e tjera kanë forumet përkatëse. Për shkak të madhësisë së komunitetit- mbi 1 milion anëtarë me mbi 1,3 milion postime – shanset janë që edhe dikush tjetër ka pasur të njëjtin problem si ju para jush. Rekomandohet që të kërkoni për përgjigje ekzistuese para se të postoni. IRC – IRC është një protokoll për dhoma bisedimesh në internet, i thjeshtë dhe me akses të lehtë nëpërmjet web-it në web.freenode.org apo nëpërmjet programit Xchat në kanalin përkatës #ubuntu apo #flossk (dhoma e FLOSSK-ut). Ata më në moshë mes jush e mbajnë mend kur mIRC ka qenë i popullarizuar në mesin e shqiptarëve – është i njëjti protokoll. Në botën e softuerit të lirë, IRC është mbret. Në dhomën #ubuntu ka të paktën 1500 persona në çdo kohë.

Vullnetarë nga çdo zonë kohore janë aty për t’ju ndihmuar. Megjithatë, kodi e kërkon që t’i kaloni hapat më lart para se të bëni pyetje. Në fund mbetet miku juaj i përhershëm, Google, me makinën e vet speciale për këtë punë http://google.com/linux. Librat e botuar për këtë fushë, disa prej të cilëve mund të shkarkohen pa pagesë në mënyrë legale, janë në web për një studim më metodik të Ubuntu-s dhe Linux-it në përgjithësi. Hakim të këndshëm!

LEXO EDHE:  A e ka parakaluar Microsoft Teams rivalin Slack?

Lajmet e fundit>