Lajmet

Nëse përdorni këtë antivirus, informacionet tuaja sensitive janë shitur

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 28 Janar 2020
0
Një hetim i Motherboard dhe PCMag zbulon sesi Avast, që ka në pronësi edhe AVG, ka grumbulluar informacione rreth sjelljes së përdoruesve online. Nëse përdorni këtë antivirus, informacionet tuaja sensitive janë shitur

Një prej arsyve pse instalojmë një antivirus në kompjuter është të na mbrojë privatësinë tonë në mënyrë që një i huaj të mos na përgjojë atë çfarë bëjmë.

Por nëse keni përdorur produktet e sigurisë së Avast dhe AVG, informacionet tuaja sensitive nuk janë aq të sigurta.

Një hetim i Motherboard dhe PCMag zbulon sesi Avast, që ka në pronësi edhe AVG, ka grumbulluar informacione rreth sjelljes së përdoruesve online.

Të dhënat e grumbulluara përfshinin atë çfarë njerëzit kanë kërkuar dhe klikuar nga faqet e Linkedin tek kërkimet në PornHub dhe blerjet në Amazon.

Informacioni më pas dërgohej tek Jimpshot, një filial i Avast, i cili i sheste të dhënat tek klientët. Avast thotë se informacionet e grumbulluara nuk gjurmohen dot deri tek përdoruesit individual edhe pse dy publikimet janë skeptike.

Rasti i Avast tregon aksesin e gjerë që kanë aplikacionet në kompjuterat tanë dhe sa të rrezikshme janë ato opsionet që kërkojnë ndarjen e të dhënave. Shpërndarja e informacionit në një shkallë të tillë nuk është aspak normale. Raporti tregon se një fenomen i tillë ndodh edhe tek ato kompani që më së paku e prisni. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Chrome është gati ti japë drejtim një shqetësimi që rëndon prej kohësh përdoruesit

Tags >

AvastAVG