Harduer

Nesër dalin në shitje Galaxy Fold dhe Galaxy S10 5G

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 11 Prill 2019
0
Samsung lajmëroi se përdoruesit mund të porositin nga dita e nesërme Galaxy Fold. Në të njëjtën kohë del në shitje edhe modeli 5G i Galaxy S10-ës. Nesër dalin në shitje Galaxy Fold dhe Galaxy S10 5G

Nuk ka ngelur shumë për tu thënë për Galaxy Fold. Është një telefon që paloset. Është i shtrenjtë. Dhe mbase mund të ketë mbase jo probleme me dizajnin. Por pyetja e vetme që kishte ngelur pa përgjigje ishte: Kur mund të blejnë një të tillë përdoruesit?

Përgjigja është nesër. Samsung lajmëroi se përdoruesit mund të porositin nga dita e nesërme Galaxy Fold. Në të njëjtën kohë del në shitje edhe modeli 5G i Galaxy S10-ës.

Telefoni dërgohet tek konsumatorët 26 Prill ndërsa Galaxy S10 5G në Maj. Themi që Galaxy Fold është i shtrenjtë sepse kushton 1980 dollarë.

Për ri-kujtesë telefoni ka ekran telefoni 4.6-inç AMOLED dhe ekran të brendshëm tableti 7.3-inç AMOLED. Blerësit marrin gjashtë kamera dhe teknologjinë Wireless Powershare për karikimin e pajisjeve të tjera me Galaxy Fold.

Telefoni është një pajisje eksperimentale e gjeneratës së parë. Sa i përket Galaxy S10 5G, Samsung nuk ka përmendur çmimin, diçka e çuditshme për ata që duan ta porositin nga dita e nesërme. Kujtoni se modeli bazë i Galaxy S10 kushton 900 dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ja cilat janë 8 gjërat e mbinatyrshme të Galaxy S10X

Lajmet e fundit>