Lajmet

Nesër shansi e fundit për tu bërë pjesë e garës kibernetike më emocionuese në Kosovë #XORCTF7E4

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 29 Janar 2020
0
Fitues do të shpallet ai ekip i cili mbledh më shumë pikë gjatë 8 orëve të garës dhe në rast se dy ekipe grumbullojnë të njëjtën sasi pikësh, fitues do të jetë ai që ka arritur i pari. Nesër shansi e fundit për tu bërë pjesë e garës kibernetike më emocionuese në Kosovë #XORCTF7E4

Nesër më 30 Janar 2020, Komuniteti Kibernetik XOR lajmëroi se do të mbyllë procesin e regjistrimit për të gjithë garuesit të cilët janë të interesuar marrin pjesë në sfidën #XORCTF7E4.

Kjo garë e cila do të organizohet më 1 Shkurt nga ora 10:00 deri në orën 18:00 në Cyber Space, u jep mundësinë të gjithë të pasionuarve të fushës së sigurisë kibernetike të testojnë aftësitë e tyre por edhe vetveten me ekspertë të tjerë të fushës.

#XORCTF7E4 do të zhvillojë gara në pesë kategori: boot2root, web, forensikë, steganografi, programim.

Të gjithë ata që duan ti bashkohen kësaj gare mund të plotësojnë formularin e regjistrimit online në uebsajtin e XOR: https://ctf.xor.al/register Gjithashtu Komuniteti XOR bëri të ditur se të gjithë pjesëmarrësit e regjistruar janë të obliguar të bëjnë verifikimin e llogarive të tyre në platformën Capture the Flag.

Si të bëhem pjesë e XORCTF7E4?

Gjatë procedurës së regjistrimit duhet të konfirmohet medoemos adresa e e-mail-it. Gara do të zgjasë për 8 orë me radhë pa ndërprerje dhe garuesit do të ndahen në ekipe me 2-10 anëtarë.

Gjatë garës çdo veprim i përshkruar mëposhtë do të çojë në skualifikim: kryerja e sulmeve DDoS, përdorimi i metodës Brute Force, shkëmbimi i flamujve, ato publikimi online dhe shkëmbimi jashtë i gjetjeve.

Me mbështetjen e sponsorëve, XOR do të ofrojë shpërblime financiare simbolike për më të mirët si: 600-euro për vendin e parë, 300-euro për vendin e dytë dhe 100-euro për vendin e tretë.

Fitues do të shpallet ai ekip i cili mbledh më shumë pikë gjatë 8 orëve të garës dhe në rast se dy ekipe grumbullojnë të njëjtën sasi pikësh, fitues do të jetë ai që ka arritur i pari.

LEXO EDHE:  Huawei i mbeten vetëm tre muaj përditësime të telefonëve

Komuniteti virtual XOR është themeluar me qëllimin që aftësitë dhe përvojat e ekspertëve ti përkthejnë në të mirë për komunitetin.

XOR ofron disa produkte dhe të gjitha janë falas me ndihmën e sponsorëve dhe partnerëve. Disa prej produkteve të XOR janë: Sandbox për analiza automatike te maluerit, C2 Tracker, Threat Feed platform / SOC Platform dhe CTF. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>