Lajmet

Net Applications: Chrome sfidon Firefox, mund të bëhet shfletuesi numër 2 në botë

Publikuar , 20 Gusht 2013
0
Net Applications: Chrome sfidon Firefox, mund të bëhet shfletuesi numër 2 në botë

Shfletuesi i Mozilla-s Firefox ka humbur më shumë se 11 % të përdoruesve të tij vetëm gjatë dy muajve të fundit, duke e bërë Chrome e Google shfletuesin numër 2 në botë.

Statistikat vijnë nga kompania vlerësuese e Uebit Net Applications, ku ilustruan një rënie të ndjeshme të Firefox dhe paralelisht një ngritje të Chrome gjatë qershorit dhe korrikut të këtij viti. Në fund të korrikut, Firefox zotëronve 18.3 % të ndarjes së tregut të të gjithë shfletuesve në desktop, ndërkohë që Chrome qëndronte në 17.8 % të ndarjes.

Kjo diferencë kaq e vogël midis Firefox dhe Chrome ishte m e vogla që nga maji i viti 2012, që do të thotë se ekziston një mundësi që së shpejti Chrome ta tejkaloje Firefox. Nëse Firefox dhe Chrome do të ecin me këto ritme që kanë qenë gjatë 90 ditëve të fundit, Chrome do ta kalojë Firefox këtë muaj.

Chrome për pajisjet mobile

Kur shfletuesit desktop kombinohen me shfletuesit mobil atëherë Google ia ka marrë vendin e dytë Mozilla-s. Sipas Net Applicaions, rreth 12.4 % e të gjithë përdoruesve kanë hyrë në internet nga një shfletues mobil, përqindja më e lartë që nga muaj shkurti.

Shfletuesit e Google qoftë desktop qoftë mobil kanë arritur të marrin 18.7 % të ndarjes së tregut. Mozilla ndërkohë zotëron 16.1 % të tregut. (PCWorld Albanian)

chrome fr ix

LEXO EDHE:  1/3 e aplikacioneve antivirus në Android nuk ofrojnë fare mbrojtje

Lajmet e fundit>