Analiza

NetApplication: Windows 8.1 vazhdon të rritet, teksa Windows XP humbet përsëri

Publikuar , 02 Dhjetor 2014
0
NetApplication: Windows 8.1 vazhdon të rritet, teksa Windows XP humbet përsëri

Windows_81_ScreenWindows 8.1 pati një muaj tjetër me rritje, ku të dhënat e fundit të tregut të sistemeve operative që vijnë nga Net Aplication tregojnë se sistemi operativ 1 vjeçar i Microsoft arriti në 12.10 % të tregut, më shumë se 1 % krahasuar me 10.92 % në muajin tetor. Për më tepër, Windows XP, të cilin Microsoft nuk e mbështet më, pati një rënie tjetër të tregut nga 17.18 % në muajin tetor në 13.57 % në muajin nëntor.

Ndërsa Windows 8, gjithashtu u shoqërua me një rritje nga 5.88 % në 6.55 % në muajin nëntor. Të kombinuar së bashku, Windows 8 dhe Windows 8.1 mbajnë 18.65 % të tregut për kompjuterët personal, një shifër kjo më e lartë se 16.8 % në tetor. Kjo do të thotë se versioni më i fundit i sistemit operativ të Microsoft është në avantazh ndaj sistemit operativ 13 vjeçar Windows XP. Nëse ky trend vazhdon atëherë nga muaji i ardhshëm Windows 8.1 do të ketë avantazh ndaj Windows XP.

Windows 7 vazhdon të qëndrojë sistemi operativ numër një me 53.71 % të tregut në muajin nëntor. Diçka e pazakontë në raportet mujore të Net Application është ngritja e Windows NT, i cili është sistemi i vjetër operativ për serverët. Muaji nëntor gjeti Windows NT në 2.81 % të tregut. Në muajin shtator kishte vetëm 0.05 %, ndërsa në muajin tetor arriti në 1.64 %. Është e mundur që Net Application ka filluar të shfaqë rezultate të disa instalimeve të vjetra të sistemeve operative.

Teksa Microsoft lançoi një version publik të Windows 10 Technical Preview në muajin tetor, instalimet e sistemi operativ nuk ishin aq të larta sa Net Application ti shfaqte në databazën e rezultateve. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  iCloud nuk funksionon në versionin e fundit të Windows 10-ës

Lajmet e fundit>