Harduer

Netbook tërheqës nga Asus, Samsung

Publikuar , 25 Korrik 2009
0
Netbook tërheqës nga Asus, Samsung

Samsung ka bërë disa lëvizje të zgjuara me modelin  N110 prej $470, i cili renditet i dyti. Vetëm pak muaj më parë, kompania prezantoi netbook-un e saj të parë, NC10-ën. Ajo pajisje performonte admirueshëm në shumicën e rasteve (duke fituar një vlerësim mesatar prej 35 pikësh në WorldBench 6), por kishte defekte në dizajn– më saktë, një touchpad stresues me butona të vështirë për t’u shtypur. N110 hollon linjat edhe më tej dhe i bën butonat e pad-it të punojnë mirë. Shtojini kësaj një bateri të bollshme që zgjat 8 orë e 23 minuta dhe një paketë programesh mjaft të lakmueshme (edhe për një laptop normal, lëreni pastaj për një netbook), dhe N110-a është një PC i vërtetë gati për udhëtim.

Vizitoni http://find.pcworld.com/62944 të shihni analiza të detajuara, rezultate të plota të testeve, dhe tiparet e netbook-ve..

LEXO EDHE:  Modeli 5G i Note 10+ do të kushtojë 1,300 dollarë

Lajmet e fundit>