Harduer

Netbooku 9.7 inçësh nga Apple debuton në tetor

Publikuar , 14 Korrik 2009
0
Netbooku 9.7 inçësh nga Apple debuton në tetor

China Times tani është paraqitur në skenë me një lajm që tregon se një netbook 9.7 inçësh me ekran të ndjeshëm në prekje do të debutojë ne tetor.

CT pretendon se Wintek, dhe Dynapack ka pranuar urdhra të drejtpërdrejtë nga Apple, gjeras Foxconn (jo Quanta) do të jetë prodhuesi kryesor.

Është ende e paqartë nëse pajisja e raportuar do të ketë faktorin tradicional të formës së netbook-ëve, ndoshta do të jetë i ngjashëm me T91 apo ekziston edhe mundësia që të jetë një pllakë me madhësi 9.7 inç që duket sikurse një iPod gjigant.

Në fakt raporti kinez i përkthyer në gjuhën angleze, i referohet këtij produkti si netbook i Apple (e jo ‘Tablet” siç e quajnë shumë prej nesh), gjë që vetëm rrit konfuzionin. Pavarësisht kësaj, e kemi vështirë të besojmë se Apple do të vazhdojë vetvetiu me trendet e industrisë.  Por në anën tjetër Sony paraqiti modelin Vaio W, një produkt ultmiativ dhe kreativ e gjithashtu me një çmim të lirë gjë që është një fakt që tregon se Apple është i vetmi prodhues i mbetur në treg, që nuk ka një model të lirë për kuletën e konsumatorit.

E pothuajse harruam ta përmendim edhe një detaj tjetër nga ky lajm, pasi që sipas të gjitha gjasave çmimi i netbook-ut të Apple do të jetë rreth 800 dollarë, gjë që nëse është e vërtetë është larg territorit të netbook-ëve.

LEXO EDHE:  Qualcomm: Ja kur teknologjia 5G do të bëhet me të vërtetë praktike

Lajmet e fundit>