Lajmet

Netflix merr masat ndaj shpërndarjes së fjalëkalimeve mes përdoruesve

Nga: PCWorld
Publikuar , 12 Mars 2021
Në Tetor të 2019-ës një drejtues i lartë i kompanisë tha se kompania ishe duke parë problemin e shpërndarjes së fjalëkalimeve. Netflix merr masat ndaj shpërndarjes së fjalëkalimeve mes përdoruesve

Netflix ka nisur një fushatë kundër ndarjes së fjalëkalimeve mes përdoruesve. Disa prej tyre kanë raportuar se një mesazh shfaqet në ekranet e tyre që thotë: “Nëse nuk jetoni me pronarin e kësaj llogarie ju duhet të keni llogarinë tuaj për të parë Netflix.”

Një zëdhënës i kompanisë është shprehur se fushata është për tu siguruar se njerëzit po përdorin llogari Netflix për të cilat janë të autorizuara.

Aktualisht është në fazë testimi dhe ende nuk është marrë një vendim për ta lançuar zyrtarisht ose jo. Gjatë testimit përdoruesit mund të verifikojnë nëse janë të lejuar për të aksesuar llogaritë me një kod dërguar përmes SMS ose e-mail-it.

Platformat streaming si Netflix, HBO Go, Amazon Prime apo Disney+ lejojnë përdoruesit të krijojnë disa profile brenda një llogarie të vetme por termat dhe kushtet e përdorimit specifikojnë se duhet të përdoren nga anëtarët e familjes.

Në Tetor të 2019-ës një drejtues i lartë i kompanisë tha se kompania ishe duke parë problemin e shpërndarjes së fjalëkalimeve.

Në 2020-ën Netflix fitoi 37 milionë përdorues të rinj dhe sot numëron 200 milionë në mbarë botën. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Netflix jep parashikimin rekord për 2020

Tags >

Netflix