Analiza

Netflix po krijon një nga programet televizive më të shtrenjtë në botë

Publikuar , 01 Dhjetor 2014
0
Netflix po krijon një nga programet televizive më të shtrenjtë në botë

marco-polo-4Netflix po përgatitet të lançojë seritë më të reja origjinale të “Marco Polo” këtë muaj. Ky serial është i fokusuar në jetën e eksploruesit të famshëm duke përfshirë këtu dhe bashkëveprimet e tij me Kublai Kahn.

Ai është cilësuar si seriali më i shtrenjtë i prodhuar ndonjëherë, sipas New York Times, duke qenë se vetëm krijimi i 10 episodeve kushton 90 milionë dollarë. Show tjetër me një buxhet më të lartë është “Games of Thrones” i HBO.

Por ka një arsye tjetër pse “Marco Polo” është kaq i rëndësishëm për Netflix. Kompania ka parashikuar që ky serial të arrijë të shihet dhe nga audiencë ndërkombëtarë duke qenë se Netflix ka të drejtën zyrtare mbi të. “Marc Polo” nën përgjegjësinë e Netflix do mund të shihet dhe në Evropë, sigurisht që në sajë të një abonimi.

Kjo gjë do e ndihmojë Netflix të arrijë qëllimin e saj për të qenë një kompani globale. Aktualisht kompania po punon për këtë, por numri i abonentëve nuk po tregon ndonjë sukses të madh. Netflix u lançua në Europë në muajin tetor dhe deri tani numëron 2 milion përdorues, më pak në krahasim me 2.36 milion që ishin parashikuar. “Marco Polo” do të shfaqet globalisht më 12 dhjetor. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Mbërrin Android 9 Pie për Galaxy S9 dhe S9 Plus

Tags >

TV
Lajmet e fundit>