Lajmet

Netflix pretendon të rrisë numrin e serive origjinale që ajo zotëron

Dec 10 2014
0 Shpërndarje
Netflix pretendon të rrisë numrin e serive origjinale që ajo zotëron

netflix.0Netlix dëshiron të jetë kudo e disponueshme dhe e prekshme nga të gjithë në vitet e ardhshme. Kompania pretendon se këtë mund ta arrijë duke rritur numrin e serialeve origjinale që ajo disponon.

Gjatë një konference ditën e djeshme, shefi i përmbajtjes Theodore Sarandos tha se kompania shpreson të ketë deri në 20 seriale origjinal si Friends, Crouching Tiger apo Hidden Dragon.

Sarandos shpjegoi se Netflix ka si qëllim ti sjellë publikut përmbajtje të re çdo dy javë. Ai shtoi se këto seriale apo show nuk janë për të marrë vëmendjen e të gjithëve, por do të krijohen për të pikasur në segmente të veçanta ndër përdoruesit e Netflix, duke qenë se sjellja e programeve për të gjithë është pak e rrezikshme. ‘Ne po mundohemi të krijojmë show e programe për atë audiencë që është e sigurt që do ti pëlqejë produktet tona”, përfundoi ai. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>