Biznes

Netflix rekord abonentësh gjatë izolimit të koronavirusit

Nga: PCWorld
Publikuar , 21 Prill 2020
Analistët kishin parashikuar që Netflix të shtonte 8.22 milionë abonentë të rinj ndërsa vetë Netflix priste jo më shumë se 7 milionë. Netflix rekord abonentësh gjatë izolimit të koronavirusit

Aksionet e Netflix u rritën me shpejtësi pasditen e së Martës pasi pioneri i streaming zbuloi se ka shtuar mëse dyfishin e abonentëve që kishte pritur.

Kompania shtoi 15.77 milionë abonentë të rinj me pagesë në mbarë botën gjatë tre mujorit të parë të 2020-ës. Rritja më e madhe për Netflix deri më sot kishte qenë 9.6 milionë abonentë një vit më parë.

Analistët kishin parashikuar që Netflix të shtonte 8.22 milionë abonentë të rinj ndërsa vetë Netflix priste jo më shumë se 7 milionë.

Fitimi i kompanisë gjatë kësaj periudhe ishte 709 milionë dollarë krahasuar me 344 milionë dollarë një vit më parë. Të ardhurat u rritën në 5.77 miliardë dollarë nga 4.52 miliardë dollarë një vit më parë.

Nga lajmi aksionet e kompanisë u rritën me 9%. Njerëzit të izoluar në shtëpi për shkak të koronavirusit, gjatë kësaj periudhë panë më shumë se kurrë më parë shfaqje televizive si Tiger King: Murder, Mayhem and Madness dhe Money Heist.

Netflix ka arritur të ballafaqohet me disa prej kompanive më të mëdha në botë si Apple, Walt Disney, Amazon apo CBS. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Në vend të iPhone, Apple prezanton modelet e fundit të iPad

Tags >

Netflix