Biznes

Netflix vijon të rritet ndërkombëtarisht

Oct 18 2018
0 Shpërndarje
Baza e përdoruesve të platformës ka arritur në 137.1 milion në 30 Shtator. Netflix vijon të rritet ndërkombëtarisht

Me 6.96 milion abonentë të rinj të shtuar vetëm në tre muajt e fundit, Netflix edhe njëherë tjetër theu parashikimet e Wall Street.

Kompania tejkaloi objektivat e saj me gjysmë milion abonentë të rinj më shumë në SHBA dhe 1.5 milion ndërkombëtarisht.

Baza e përdoruesve të platformës ka arritur në 137.1 milion në 30 Shtator.

Me këto ritme dhe me investimet e shumta në përmbajtje, rezultatet e shumëpritura pozitive financiare do të mbërrinin vetëm pasi kompania të arrijë një bazë të konsiderueshme përdoruesish.

Për herë të parë kompania doli në tregun global në Janar të 2016-ës kur kishte vetëm 69 milion abonentë. /PCWorld Albanian

Tags >

Netflix
Lajmet e fundit>