Lajmet

Netflix zyrtarisht në industrinë e video lojërave

Nga: PCWorld
Publikuar , 02 Nëntor 2021
Kompania premton më shumë në javët në vijim njëherazi duke mos lejuar reklama as blerje brenda aplikacioneve si lojërat e zakonshme mobile. Netflix zyrtarisht në industrinë e video lojërave

Netflix lançoi ditën e sotme lojërat e para në mbarë botën botën ndërsa përpiqet të hyjë në industrinë e video lojërave.

Duke filluar nga dita e Marte kompania do të lancojë përditësime në aplikacionin Netflix për Android duke treguar çfarë lojërash janë të disponueshme.

Kompania premton më shumë në javët në vijim njëherazi duke mos lejuar reklama as blerje brenda aplikacioneve si lojërat e zakonshme mobile.

Pesë lojërat e para janë:

  • Stranger Things: 1984
  • Stranger Things 3: The Game
  • Card Blast
  • Teeter Up
  • Shooting hoops

Edhe pse lojërat e para kanë grafika të thjeshta, Netflix thotë se është vetëm në hapat e parë. Këtë javë lojërat debutuan vetëm në Android ndërsa në iOS vetëm në muajt në vijim.

Miliona abonentë në mbarë botën i paguajnë Netflix mes 7.99 euro deri në 11.99 euro në muaj. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Netflix sigurohet se nuk do të ngeleni pa filmat e preferuar edhe nëse nuk keni internet

Tags >

Netflix