Harduer

Netgear ka përgatitur një router wireless për adhuruesit e lojërave

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 15 Mars 2019
0
Routeri ka katër porta Gigabit Ethernet plus një portë WAN. Teknologjia wireless i përket 802.11ac. Routeri del në shitje në Prill për 200 dollarë. Netgear ka përgatitur një router wireless për adhuruesit e lojërave

Netgear lançoi ditën e sotme një router të ri për lojtarët. Nighthawk Pro Gaming XR300 është një router 200 dollarësh i dizajnuar për të reduktuan ngecjet sidomos të lojërave për konsolat.

Konkretisht Xbox One, PlayStation 4, dhe Nintendo Switch do të përfitojnë më së shumti.

Routeri Netgear ka një panel kontrolli ndërtuar mbi sistemin operativ DumaOS posaçërisht për lojërat sidomos ato online.

Me rritjen e popullaritetit të lojërave si Fortnite, Apex Legends dhe PlayUnknown Background, Nighthawk Pro Gaming Dashboard i jep prioritet shpejtësisë së internetit për lojtarët duke përmirësuar vonesat ping, reduktuar lagun.

Sot në mbarë botën numërohen 2.3 miliardë lojtarë aktivë. Lojërat online po rriten me shpejtësi dhe një prej dhimbjeve më të mëdha të saj janë vonesat e trasnmetimit.

Përdoruesit e routerit mund të kanalizojnë bandwidth për aplikacione specifike konkretisht për lojërat. Gjithashtu mund të kontrollojnë shpejtësitë maksimale dhe minimale për çdo pajisje në rrjet për të parandaluar rritjen e papritur të vlerave të pingut.

Me Gaming Dashboard përdoruesit mund të identifikojnë zonat e errëta të shtëpisë dhe pengesat që ndikojnë në shpejtësinë e cilësinë e rrjetit Wi-Fi.

Routeri ka katër porta Gigabit Ethernet plus një portë WAN. Teknologjia wireless i përket 802.11ac. Routeri del në shitje në Prill për 200 dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Eliminoni gjysmën e rezultateve të kërkimit të Google me dorezën Infinity të Thanos

Lajmet e fundit>