Lajmet

New York dhe Chicago do të lançojnë një aplikacion të vetin të ngjashëm me Uber

Publikuar , 15 Dhjetor 2014
0
New York dhe Chicago do të lançojnë një aplikacion të vetin të ngjashëm me Uber

UBERRRUber dhe Lyft së shpejti mund të përballen me disa rivalë të rij në New York dhe Chicago. Këto dy bashki po planifikojnë të lançojnë sistemin e tyre përsa i përket prenotimit të taksive, të ngjashëm me Uber dhe Lyft. Si pasojë e kësaj ata do të ndërtojnë dhe një aplikacion për smartfonë.

Kryekëshilltari i New York City deklaroi: “Taksitë e qytetit tonë kanë nevojë për një aplikacion, ndërsa qytetarët e këtij vendi duan të kenë mundësinë të gjejnë shpejt një taksi pa u shqetësuar për telefonata apo pritje në rrugë”.

Aplikacioni mund të quhet Universal E-Hail App dhe mund të krijohet nga Komisioni i Taksive dhe Limuzinave të qytetit përkatës.

Rregullatorët në Chicago gjithashtu aprovuan një plan të ngjashëm me atë të New York-ut, raportoi New York Times ditën e premte.

Aplikacionet priten të ndjekin hapat e Uber dhe Lyft, dy kompani të cilat kanë vendosur standardet në këtë fushë shërbimi, por mesa duket nuk do të jenë më të vetmet. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  AMA dhe AKEP godasin piraterinë televizive

Tags >

LyftUber
Lajmet e fundit>