Lajmet

New York Times: Facebook ka ndarë me partnerët mesazhet private të përdoruesve

Publikuar , 20 Dhjetor 2018
0
Facebook-u ka ndarë të dhënat me më shumë se 150 kompani përmes aplikacioneve në platformën e tij edhe nëse përdoruesit e kanë pamundësuar shpërndarjen, shkruan gazeta. New York Times: Facebook ka ndarë me partnerët mesazhet private të përdoruesve

Facebook-u u ka dhënë disa kompanive qasje më të gjerë në të dhënat personale të përdoruesve sesa ishte raportuar më parë, duke i lejuar ata të lexojnë mesazhe private ose të shohin emrat e miqve pa pëlqimin e përdoruesve, shkruan New York Times, transmeton AP.

Gazeta, të mërkurën, bëri të ditura detajet e marrëveshjeve të veçanta midis rrjetit social Facebook dhe kompanive siç janë, Microsoft, Netflix dhe Spotify, si pjesë e zbulimeve më të fundit sesi ky rrjet social ndan të dhënat e përdoruesve.

Facebook-u ka ndarë të dhënat me më shumë se 150 kompani përmes aplikacioneve në platformën e tij edhe nëse përdoruesit e kanë pamundësuar shpërndarjen, shkruan gazeta.

Facebook iu përgjigj raportit përmes një postimi duke thënë se në kuadër të partneritetit iu është lejuar “integrimet e mesazheve” por pothuajse që të gjitha janë mbyllur gjatë muajve të kaluar.

“Asnjë nga marrëveshjet nuk u ka dhënë kompanive të jashtme qasje në të dhëna pa pëlqimin e përdoruesit” kanë thënë nga rrjeti social Facebook. /REL

LEXO EDHE:  Fujifilm prezanton lenten e parë në botë 33mm me hapje f/1

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>