Biznes

News Corp në bisedime për shitjen e reklamave në MySpace

Publikuar , 06 Korrik 2010
0
News Corp në bisedime për shitjen e reklamave në MySpace

Në bazë të një marrëveshjeje të vitit 2006, Google ka garantuar 900 milion dollarë për News Corp për të drejtën për të shitur reklama të lidhura me kërkimet e përdoruesve në MySpace dhe disa ueb faqe tjera të vogla të News Corp, ka raportuar WSJ.

MySpace kohëve të fundit nuk ka arritur të plotësojë kërkesat për trafik dhe kërkesat tjera në marrëveshjen me Google, thuhet në letër.

Marrëveshja skadon në fund të muajit gusht dhe News Corp është në bisedime për marrëveshje më të ngushta ka theksuar Journal, duke shtuar se njerëz të afërt me kompaninë presin një marrëveshje të re me shumë më pak të holla.

MySpace, Google dhe Yahoo kanë hedhur poshtë mundësinë për të komentuar diçka. E as Microsoft nuk ishte i gatshëm për ndonjë koment.

LEXO EDHE:  Vodafone lançon 5G në Itali

Lajmet e fundit>