Harduer

Nexus 5 i bardhë i Google mund të lançohet më 1 nëntor

Publikuar , 28 Tetor 2013
0
Nexus 5 i bardhë i Google mund të lançohet më 1 nëntor

BXmT7juCIAAeP7KNexus 5 nuk ka qenë telefon edhe aq misterioz, pasi kemi parë fotografi, një video të zbuluar dhe pamje të produktit të cilat ishin publikuar aksidentalisht në Google Play, kështu që është e drejtë të thuhet që ne e dimë që smartfoni i ri i Google po vjen së shpejti.

Sipas një lëshimi të fundit, pritjes mund t’i vijë fundi më 1 nëntor. @Evleaks cicëroi në Twitter një fotografi të Nexus 5 me një panel të pasmë me ngjyrë të bardhë dhe një referencë për 1 nëntor.

Nuk është e qartë nëse ajo do të jetë data e lajmërimit, ose data e daljes në shitje të pajisjes, e cila po ashtu është përfolur për një konferencë për shtyp më 31 tetor.

Një version i bardhë i Nexus 4 nuk erdhi deri pas shtatë muajve që kur ishte lëshuar versioni i zi, por @Evleaks thotë që një Nexus 5 i bardhë mund të jetë në dispozicion që në kohën e lëshimit. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Microsoft braktis Edge, do të kalojë në Chrome

Lajmet e fundit>