Harduer

Nexus 9 LTE është i disponueshëm tashmë në Goolge Play

Publikuar , 15 Dhjetor 2014
0
Nexus 9 LTE është i disponueshëm tashmë në Goolge Play

Google-Nexus-9-2-1280x853Edhe pse shitjet e Nexus 9 përmes T-Mobile janë më të larta se ato përmes Google, kompania telefonike e humbi shpejt ekskluzivitetin. Nexus 9 tashmë mund të blihet direkt ne Play Store me një çmim që fillon nga 599 dollarë.

Ashtu si T-Mobile, Google po ofron vetëm modelin Indigo Black me 32GB memorie. Pra variantet Lunar White dhe Sand me 16GB nuk janë akoma të disponueshëm.

Lajmi i mirë është se modeli që ofrohet aktualisht është akoma në stok dhe dërgesat do të fillojnë të premten në datë 19 dhjetor kështu që përdoruesit mund të kenë Nexus 9 pikërisht në periudhën e festave. Përveç opsionit 4G, Nexus 9 LTE është identik me modelin origjinal.

Nexus 9 LTE ka një ekran 8.9 inç quad-HD, procesor Nvidia Tegra K1 2.3GHz, 2GB RAM dhe një kamerë të përparme 8 megapiksel. Nëqoftëse nuk ju nevojitet opsioni 4G, atëherë mund të blini Nexus 9 vetëm për 399 dollarë modelin 16GB dhe 479 dollarë atë 32 GB. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Kamera e re e Sony është ëndrra e një vlogeri

Lajmet e fundit>