Biznes

Nga 1 janari faturat tatimore do jenë vetëm online

Nga: PCWorld
Publikuar , 14 Tetor 2020
0
Nga 1 janari faturat tatimore do jenë vetëm online

Nga 1 janari, të gjitha bizneset që kanë marrëdhënie me shtetin do të lëshojnë vetëm faturë elektronike si dokumentacion të vlefshëm tatimor, në bazë të ligjit të ri për fiskalizimin.

Ky është hapi i parë për vënien në funksionim të sistemit të ri të fiskalizimit, i cili do të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si bizneset sot kryejnë faturimet.

Nga 1 korriku 2021, sistemi i ri do të fillojë të zbatohet për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve dhe nga 1 shtatori i vitit të ardhshëm është ndryshimi më i madh, pasi do të fillojë zbatimi për transaksionet me para në dorë për të gjitha bizneset.

Në zbatim të nenit 48, të ligjit Nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, ju bëjmë me dije se, duke filluar nga data 1 Janar 2021, për furnizimet e mallrave dhe/ose shërbimeve të kryera për Entet Publike, Ju do të lëshoni vetëm faturën elektronike si dokumentacion të vlefshëm tatimor”, thuhet në njoftimin e dërguar subjekteve.

Për të lëshuar faturat elektronike, bizneset duhet që të mundësojnë paraprakisht elementët e mëposhtëm:

  • Pajisje elektronike (kompjuter, laptop, tablet, etj.);
  • Zgjidhje software të ofruar nga një subjekt i certifikuar;
  • Mirëmbajtës të certifikuar të zgjidhjes softëare-ike;
  • Lidhje të pandërprerë me internet;
  • Certifikatën elektronike për fiskalizimin e cila merret pranë AKSHI-t.

Përsa i përket zgjidhjeve software-ike të faturës elektronike, aktualisht shumë subjekte në fushën e Teknologjisë dhe Informacionit janë në fazën e testimit dhe zhvillimit. Përgjatë javëve në vijim, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të publikojë emrat e subjekteve që do të certifikohen të cilët do të kenë të drejtë të tregtojnë zgjidhje software-ike për fiskalzimin e faturës elektronike, sqarojnë tatimet. /Monitor

LEXO EDHE:  Njeriu i 2-të më i pasur i Kinës humbet 1.5 miliardë dollarë në pak ditë

Tags >

Tatimet