Lajmet

Nga 15 Tetori shtojcat e Chrome do të jenë më të sigurta

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 24 Korrik 2019
0
Në Shkurt një studim gjeti se 85% e shtojcave të Chrome nuk kishin një politikë privatësie. Pas 15 Tetorit çdo aplikacion që shkel politikat e reja të privatësisë rrezikon të hiqet nga Chrome Web Store. Nga 15 Tetori shtojcat e Chrome do të jenë më të sigurta

Koha po mbaron për zhvilluesit e Chrome të cilët duhet ti binden rregullave të reja të privatësisë.

Kompania lajmëroi ditën e sotme se zhvilluesit e palëve të treta kanë afat deri më 15 Tetor ti binden rregullave të reja të të dhënave të përdoruesve ose të rrezikojnë të përjashtohen nga Chrome Web Store.

Ndryshimet e reja pjesë të projektit Strobe u prezantuan në fillim të vitit pas një auditi ndaj shtojcave dhe aplikacioneve të palëve të treta të Chrome mbi mënyrën sesi menaxhojnë të dhënat e përdoruesve.

Masat e reja parashikojnë që zhvilluesit të ndërmarrin një qasje më konservative me lejet e përdoruesve. Shtojcat duhet të kërkojnë sasi sa më të vogël të dhënash.

Për më tepër çdo aplikacion i cili menaxhon përmbajtjet e përdoruesit duhet të postojë një politikë privatësie. Në të kaluarën Google kërkon një pakt të tillë vetëm për shtojcat të cilat kishin akses në informacion sensitiv duke prekur vetëm një numër të vogël aplikacionesh.

Në Shkurt një studim gjeti se 85% e shtojcave të Chrome nuk kishin një politikë privatësie. Pas 15 Tetorit çdo aplikacion që shkel politikat e reja të privatësisë rrezikon të hiqet nga Chrome Web Store.

Google gjithashtu ka përditësuar manualin për zhvilluesit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  30 shkurtesa për një shfletim më të shpejtë në Google Chrome

Lajmet e fundit>