Lajmet

Nga e Hëna daljet vetëm me leje përmes një aplikacioni

Nga: PCWorld
Publikuar , 27 Mars 2020
0
Ai tha se askush nuk do të lejohet të dalë më për Pazar pa marrë lejen dixhitale me e-mail ose telefon. Nga e Hëna daljet vetëm me leje përmes një aplikacioni

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook lajmëroi lançimin e një aplikacioni të ri ku shqiptarët mund të marrin leje dalje vetëm për një person për të bërë pazar.

Ai tha se askush nuk do të lejohet të dalë më për Pazar pa marrë lejen dixhitale me e-mail ose telefon.

🔴 GATI APLIKACIONI ONLINE OSE ME SMS PËR LEJE-DALJEN E VETËM NJË PERSONI NGA FAMILJA PËR TË BËRË PAZAR! 🔴 NJËSOJ SI…

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 27. März 2020

“Gati aplikacioni online ose me sms për leje-daljen e vetëm një personi nga familja për të bërë pazar!

Nga e hëna askush nuk del dot më në pazar, pa marrë lejen digjitale me e-mail ose telefon në emër të familjes,” njoftoi Rama.

Ai tha se pas pak do të bëhet prezantimi i aplikacionit i cili do të jetë shumë i thjeshtë për përdorim dhe është e vetmja rrugë për të dalë nga shtëpia në Tiranë dhe të gjitha qendrat urbane. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Telekomi i Italisë rekord Evropian shpejtësie interneti në 5G

Tags >

e-albania