Harduer

Nga Galaxy S10 tek Galaxy Buds: Çdo gjë që Samsung prezantoi në aktivitetin Unpacked

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 21 Shkurt 2019
0
Nga Galaxy S10 tek Galaxy Buds: Çdo gjë që Samsung prezantoi në aktivitetin Unpacked

Kanë kaluar 10 vite që kur Samsung prezantoi modelin e parë të telefonëve Galaxy S, një linjë pajisjesh të cilat i bënë phabletët të dëshirueshëm dhe shndërruan Samsung në një lider në tregun e smartfonëve.

Në një aktivitet mbrëmjen e kaluar në San Francisco kompania tregoi sesi do të ngjajnë smartfonët dekadën e ardhshme. Vizioni i kompanisë filloi me një telefon me ekran që paloset i cili përfshin 5G dhe një linjë e re telefonësh Galaxy S me tipare të avancuara.

Për Samsung nuk ishte aty thjeshtë një tjetër aktivitet produktesh. “Është një epokë e re e inovacionit mobil,” thoshte CEO i Samsung DJ Koh. Samsung kërkoi që të blinim harduerin më të fundit por gjithashtu edhe vizionin e kompanisë për të ardhmen.

Nëse nuk e keni parë aktivitetin live mund ta ndiqni të plotë në video mëposhtë ose të lexoni transmetimin tonë.

Gjenerata e re e telefonëve Galaxy

Nuk do të konsiderohej një festë datëlindje e Galaxy nëse nuk do të kishim telefonët e rinj prezent Galaxy S10.

Modelet e reja shtyjnë përpara Galaxy S10 me një skaner ultrasonik të shenjave të gishtërinjve, një kamër të pasme të trefishtë dhe ekran Infinity-O.  Ky i fundit shmang atë prerjen e telefonëve në krye të ekranit që u soll nga iPhone X e njihur ndryshe si “notch” me një prerje në formë rrethore në cepin e djathtë lart.

Telefoni ka procesorin e tij neural, Wi-Fi 6 të avancuar dhe inteligjent, karikim wireless dhe aftësinë për të karikuar aksesorët po me teknologjinë wireless.

Galaxy S10

Me këtë telefon mund të realizoni foto profesionale, të regjistroni video që mund ti shikoni nga televizori me rezolucion të lartë dhe ka fuqinë e duhur për të kryer edhe detyrat më komplekse të AI.

LEXO EDHE:  Refuzimi i teknologjisë 5G të kompanive Kineze do ti kushtojë operatorëve Evropianë 55 miliardë euro

Sigurisht gjithë këto privilegje kanë një kosto. Linja përfshin Galaxy S10, Galaxy S10 Plus dhe Galaxy S10E, një variant me kosto të ulët të cilit i mungojnë disa prej veçorive të avancuara të dy të parëve.

Për ti dhënë karakter më inovativ aktivitetit, Samsung kishte sjellë edhe një variant 5G i cili kishte ekran dhe bateri edhe më të madhe. Modeli buxhetor i S10 fillon nga 750 dollarë, S10 nga 900 dollarë dhe S10 Plus nga 1,000 dollarë. Secili prej tyre është i gatshëm për tu porositur nga dita e sotme.

Një tablet që paloset në një smartfon

Nëse linja Galaxy S10 për ju nuk përbën diçka të re në vizionin e Samsung, kompania kishte një tjetër “AS” nën mëngë. Samsung prezantoi Galaxy Fold, një manifestim i ëndrrës për smartfonë që palosen të cilën e kemi parë prej vitesh.

Kur është i mbyllur Fold është një telefon standard me ekran 4.6-inç. Kur e hapni shndërrohet në një tablet 7.3-inç. Samsung imagjinon sikur ju do ta përdorni këtë pajisje për të shikuar video në YouTube apo për të punuar me disa aplikacione njëherazi e më pas ta palosni dhe ta përdorni për të shkruar SMS. Në fund pasi të keni përfunduar ta fusni në xhep.

Gjatë prezantimi Samsung vazhdimisht foli për avantazhet që merrni me hapësirën ekstra të ekranit. Jo vetëm që mund të punonit me tre aplikacione njëherazi por edhe ti lëvizni ato mes ekraneve. Galaxy Fold ka gjashtë kamera për të kapur çdo gjë rreth jush pavarësisht në modalitetin që jeni.

Problemi i vetëm i telefonit? Kostoja marramendëse prej 2,000 dollarësh, ose dyfishi i telefonit më të shtrenjtë të Samsung. Për ata që duan të jenë në linjën e parë të një të ardhmeje me telefonë që palosen, Fold është në shitje nga data 26 Prill.

LEXO EDHE:  Microsoft paralajmëron përdoruesit për një tjetër përditësim të rrezikshëm

Galaxy Buds

Së bashku me telefonët e rinj Samsung prezantoi edhe disa aksesorë të rinj. Galaxy Buds janë rivalët e kufjeve wireless Apple AirPods. Samsung thotë se janë kufjet më të lehta dhe më kompakte që ka prodhuar ndonjëherë dhe vinë në tre ngjyra: verdhë, zezë dhe bardhë.

Bateria është dizajnuar për ti mbajtur funksionale për 6 orë telefonata dhe 7 orë muzikë. Kanë të integruar asistentin virtual Bixby. Mund ti karikoni ose duke i vendosur në këllëfin e tyre ose mbi pjesën e pasme të Galaxy S10. Ato kushtojnë 130 dollarë dhe shiten nga data 8 Mars.

Dy orë të reja inteligjente

Samsung gjithashtu shtoi dy veshje të reja teknologjike: Galaxy Watch Active një orë inteligjente më e fuqishme se paraardhësi dhe një rrip fitnesi Galaxy Fit me ndërfaqe minimaliste. Të dy kanë monitorë të rrahjeve të zemrës por Watch Active mund të masë edhe presionin e gjakut.  Watch Active fillon nga 199 dollarë dhe shitet nga data 8 Mars ndërsa Fit 99 dollarë dhe shitet nga muaji Maj.

Një telefon 5G

Gjenerata e re e rrjeteve celulare është teknologjia më e shpejtë më domethënëse që kemi dëgjuar ndër vite. Ditën e djeshme Samsung ndërmori hapin për ta bërë 5G realitet kur prezantoi një variant 5G të Galaxy S10-ës.

Vjen me ekran gjigandesk dhe baterinë më të madhe të linjës. Përtej shpejtësive më të larta të shkarkimit, 5G sjell shumë më tepër si realiteti virtual dhe i shtuar apo IoT dhe hap dyert drejt qyteteve inteligjente të së ardhmes.

Normalisht telefoni 5G i Samsung ka për të qenë i shpejtë dhe ndër të parët që përfiton nga avantazhet e rrjeteve 5G. Por për momentin është më shumë një vizion sesa realitet. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një laptop me esencën e një smartfoni, Samsung prezanton Galaxy Book S

Lajmet e fundit>