Blog

Nga hero hakeri Britanik përfundon prapa hekurave

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 20 Prill 2019
0
Marcus Hutchins është vetëm 24 vjeç dhe u shpall fajtor për dy akuza që kishin të bënin me krijimin e maluerëve. Nga hero hakeri Britanik përfundon prapa hekurave

Një djalosh Britanik i cili u shpall hero sepse kishte ndaluar një sulm kibernetik global që kishte vënë në shënjestër edhe autoritetet e vendit të tij, u shpall fajtor në SHBA për krijimin e maluerëve.

Marcus Hutchins është vetëm 24 vjeç dhe u shpall fajtor për dy akuza që kishin të bënin me krijimin e maluerëve.

Hutchins tha se ishte penduar për veprimet e tij dhe pranoi përgjegjësinë e plotë për gabimet e bëra. Ai është në SHBA që prej 2017-ës kur u arrestua nga FBI-ja.

Në uebsajtin e tij ai tregonte se është shpallur fajtor për shkrimin e maluerëve, gjë që e kishte bërë në moshë të re. Ai thoshte se tashmë është rritur dhe kuptuar gabimet që kishte bërë.

Hutchins premtoi të dedikonte kohën e tij për të mbrojtur njerëzit nga sulmet kibernetike.

Ai u kreditua për ndalimin e sulmit WannaCry ndaj autoriteteve Britanike, veçanërisht NHS.

Por u arrestua më 2 Gusht 2017 në Aeroportin e Las Vegas në SHBA. Ai ka qenë një prej ndjekësve kryesorë të konferencës Def Con, një prej grumbullimeve më të mëdha në botë të hakimit dhe sigurisë kibernetike. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Konfirmohet, Oppo Reno Ace është telefoni me karikimit më të shpejtë në botë

Lajmet e fundit>