Analiza

Nga janari i 2015-ës do të hiqen tarifat roaming mes shteteve të Ballkanit

Publikuar , 22 Gusht 2014
0
Nga janari i 2015-ës do të hiqen tarifat roaming mes shteteve të Ballkanit

Pas bisedimeve te vazhdueshme, vendet e Ballkanit, duke përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë, Serbinë, Kroacinë dhe Bullgarinë, kanë rënë dakord që të heqin tarifat e roamingut, pakt ky që pritet të hyjë në fuqi nga një janari i vitit 2015.

roamingtarifesNë këtë marrëveshje, te arritur ne takimin rajonal të rregullatorëve të shteteve të rajonit, qe është mbajtur në Shkup, janë përfshirë edhe Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina.

Iniciativa ka filluar si përgjigje e uljes së çmimeve roaming në vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Be-ja ka premtuar se deri në fund të vitit 2015 do të heq tërësisht këtë shërbim të shtrenjtë të telefonisë së lëvizshme.

Sikurse raportojnë mediat në Shkup, vendet e Ballkanit kanë dorëzuar një kërkesë në BE që të përfshihen në axhendën dixhitale për të hequr shërbimin roaming në mesin e tyre, edhe pse nuk janë anëtare të familjes evropiane. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Monitori i lojërave monstër 38-inç i LG përgatitet për CES 2019

Lajmet e fundit>