Lajmet

Nga nesër aplikacioni WhatsApp ndalon së funksionuari për këto modele telefonësh

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 30 Dhjetor 2019
0
Por aplikacioni do të vijojë të funksionojë në disa versione të paktën deri më 1 Shkurt 2020. Bëhet fjal për Android 2.3.7 dhe iOS 8. Por pas 31 Dhjetor jo më në Windows Phone. Nga nesër aplikacioni WhatsApp ndalon së funksionuari për këto modele telefonësh

WhatsApp është një prej aplikacioneve me shtrirjen më të gjerë në mesin e sistemeve operative megjithatë ka vendosur të tërhiqet nga Windows Phone pasi vetë Microsoft e ka braktisur.

Në të vërtetë nuk është vetëm Windows Phone por edhe versionet më të vjetra të Android dhe iOS. Në uebsajtin e aplikacionit, WhatsApp konfirmon se tashmë mbështet vetëm pajisjet me:

  • Android 4.0.3+
  • iOS 9+
  • Disa telefonë me KaiOS 2.5.1+

Por aplikacioni do të vijojë të funksionojë në disa versione të paktën deri më 1 Shkurt 2020. Bëhet fjal për Android 2.3.7 dhe iOS 8. Por pas 31 Dhjetor jo më në Windows Phone.

WhatsApp paralajmëron se si rezultat disa funksione të aplikacionit nuk do të bëjnë më. Krijimi i llogarive të reja dhe riverifikimi i tyre është bllokuar në pajisje të tilla.

Gjithashtu nëse dëshironi të transferoni llogarinë e WhatsApp në pajisjen e re, ju nuk mund të transferoni bisedat. Por mundet vetëm të eskportoni historikun e bisedave. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  "Dark Mode" vjen edhe në Windows me Chrome 74

Lajmet e fundit>