Lajmet

Nga sot +383 bëhet kodi i vetëm telefonik në Kosovë, operatorët ndalojnë përdorimin e kodeve të huaja

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 13 Shkurt 2019
0
Operatorët celularë në vend ditën e sotme lajmëruan konsumatorët e tyre me SMS se 13 Shkurti është data e fundit kur prefikset e vjetra +377, +381 dhe +386 do të dalin jashtë përdorimi. Nga sot +383 bëhet kodi i vetëm telefonik në Kosovë, operatorët ndalojnë përdorimin e kodeve të huaja

Peripecitë e implementimit të kodit telefonik të Kosovës duket se kanë marrë fund.

Operatorët celularë në vend ditën e sotme lajmëruan konsumatorët e tyre me SMS se 13 Shkurti është data e fundit kur prefikset e vjetra +377, +381 dhe +386 do të dalin jashtë përdorimi.

Nga dita e nesërme qytetarët do të kalojnë në prefiksin e ri +383 i cili do të jetë i vetmi që përdoret në Kosovë. Kodi telefonik i është dhënë Kosovës në dhjetor të vitit 2016 nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve (ITU).

Kodi telefonik erdhi pas një dialogu të gjatë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në kuadër të bisedimeve të Brukselit.

Ishte parashikuar që të nisë së zbatuari më 30 qershor 2018, por ky afat ishte shtyrë për 31 tetor, pas kërkesave të operatorëve të telefonisë mobile dhe fikse Vala dhe IPKO.

Më 2 Nëntor u vendos që operatorët të cilët nuk implementojnë kodet do të sanksionohet me gjoba deri në 10 mijë euro në baza mujore.

Data 15 Janar ishte afati i fundit kur operatorët e telefonisë fikse dhe mobile Vala dhe Ipko duhej të operonin kodin +383 pa sanksione.

Sfidë për fillimin e zbatimit në tërësi të kodit telefonik të Kosovës +383, sipas operatorëve të telefonisë mobile Vala dhe Ipko ishin relacionet e tyre me operatorët ndërkombëtarë.

Ekspertë të çështjeve të telekomunikacionit e kishin konsideruar neglizhencë të operatorëve telefonik mos përmbushjen në afat të caktuar të kodit shtetërorë telefonik të Kosovës +383.

Në mungesë të kodit telefonik, vetëm Telekomi i Kosovës, që shfrytëzon linjën +377, i ka paguar për shfrytëzim të kodit 3 milionë euro Telekomit të Monakos, kurse për humbjet komerciale deri në 6 milionë euro. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Galaxy S10 5G është telefoni që askush nuk ka për ta blerë

Tags >

ipkovala
Lajmet e fundit>