Lajmet

Nga sot përdoruesit mund të shpërndajnë videot IGTV në historitë e Instagram

Publikuar , 01 Nëntor 2018
0
Deri më sot vetëm llogaritë e biznesit kanë pasur mundësi të shtojnë lidhjet e një videoje IGTV në historitë e Instagram. Nga sot përdoruesit mund të shpërndajnë videot IGTV në historitë e Instagram

Instagram tha se nga dita e sotme përdoruesit mund të shpërndajnë videot e Instagram TV (IGTV) në historitë e Instagram.

Duke klikuar ikonën në formë aeroplani prej letre përdoruesit do të marrin opsionin e ri “Add video to your story.”

Deri më sot vetëm llogaritë e biznesit kanë pasur mundësi të shtojnë lidhjet e një videoje IGTV në historitë e Instagram.

Funksioni i ri bën të mundur për të gjithë përdoruesit.

Instagram ende nuk ka dhënë detaje rreth statistikave të IGTV që nga lançimi në Qershor, por funksioni i prezantuar sot vjen për të mbyllur hendekun mes IGTV dhe aplikacionit kryesor të Instagram. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Lufta e Instagram me popullaritetin fals jep efektet e para

Lajmet e fundit>