Lajmet

Nga sot shfletimi privat në Chrome bëhet me të vërtetë privat

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 31 Korrik 2019
0
Tashmë ju ngelet ose të gjejnë një mënyrë tjetër për të zbuluar Incognito, ose ti pranojnë se këta përdorues do të shkojnë të pa prekur në të ardhmen. Nga sot shfletimi privat në Chrome bëhet me të vërtetë privat

Siç kishte premtuar Google është gati ti bëjë uebsajtet të respektojnë “Incognito” pavarësisht nëse u pëlqen apo jo. Kompania lançoi Chrome 76 për Linux, Mac dhe Windows duke mbyllur një hendek që sajtet e shfrytëzonin për të gjurmuar shfletimin privat.

Nëse jeni lodhur nga sajtet të cilat ju kërkojnë të paguani për të lexuar artikuj, atëherë jeni me fat. Ne e kemi testuar dhe funksionon të paktën me disa media të cilat më përpara nuk i lejonin vizitorët në modalitetin “Incognito.”

Sajteve nuk ka për tu pëlqyer aspak. Shumica e tyre e dinë se njerëzit përdorin Incognito për të shmangur “Paywall-et” dhe duke ju kërkuar vizitorëve të regjistrohen për të lexuar artikujt, ata i gjurmonin me lehtësi vizitorët pa pagesë.

Tashmë ju ngelet ose të gjejnë një mënyrë tjetër për të zbuluar Incognito, ose ti pranojnë se këta përdorues do të shkojnë të pa prekur në të ardhmen. /PCWorld Albanian

 

LEXO EDHE:  Opera lançon shfletuesin e bazuar në Ethereum

Lajmet e fundit>